Connect with Us

Koronavirusi!/ Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.1 miliardë euro në 2020-n

Ekonomi

Koronavirusi!/ Ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.1 miliardë euro në 2020-n

Publikuar

-

Në janar të vitit 2020, Ministria e Financave parashikonte, në Kuadrin Afatmesëm, se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një vit) do të ishte 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro.

Ndonëse qytetet qendrore të vendit ishin goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, ekonomia pritej të rritej me rreth 4% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, e nxitur dhe nga programet e rindërtimit dhe gjallërimi i konsumit.

Por, marsi i ktheu përmbys të gjitha parashikimet. Ekonomia shqiptare, ashtu si ajo globale, hyri në një territor të paeksploruar më parë, kur ajo u bë “kurban” për një çështje më madhore, minimizimin e jetëve të humbura nga infeksioni i Covid-19, që u përhap me shpejtësi që nga 11 marsi, kur u shënua dhe rasti i parë tek ne. Rritja ekonomike tashmë është një ëndërr e largët, ashtu siç po ndodh në pothuajse gjithë globin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi së fundmi se ekonomia shqiptare pritet të bjerë me 5% në vitin 2020, për t’u rimëkëmbur më pas me 8% në vitin 2021.

Kjo rënie prej 5%, duke marrë në konsideratë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm në 2020-n do të jetë 43 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.63 trilionë lekë, apo 13.3 miliardë euro (sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, PBB me çmime korente në 2019-n, ishte rreth 1.68 trilionë lekë).

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 1.1 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

“Nga një rënie e tillë duhen minimalisht 4 vjet të marrësh veten”, thotë Azmi Stringa, pedagog finance. “Kjo do të thotë mimimalisht 4 vjet shtyrje e rritjes së investimeve të domosdoshme në arsim, shëndetësi dhe infrastrkturë, aq shumë të nën investuara”.

Stringa shton se në kushtet e rënies ekonomike dhe mbylljes së shumë bizneseve “nevoja për stimul fiskal në ekonomi është më e madhe, ndërsa hapësira më e vogël. Presioni është i madh ndaj qëndrueshmërisë së financave publike”.

FMN: Ekonomia pritet të bjerë me 5% këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar në Pasqyrën Ekonomike Globale të prilit 2020, parashikon se ekonomia shqiptare pritet që të tkurret me 5% në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.

Nga shtetet e tjera të rajonit, Maqedonia do të tkurret me -4%, Bosnja -5 , Kosova me -5%, Mali i Zi me -9. Recesionin më të lehtë pritet ta ketë Serbia, që parashikohet të ketë një tkurrje prej 3%.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 25 ton mbetje të rrezikshme në Itali/ Do niseshin drejt Shqipërisë

Shqipëria ka një varësi të lartë nga Italia, partnerit kryesor tregtar të vendit, drejt së cilës shkojnë mbi 50% e eksporteve shqiptare. Italia, ndër shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 pritet të ketë një rënie prej 9% në 2020. Edhe fqinji tjetër, Greqia pritet të ketë një rënie ekonomike prej 10%, duke qenë dy shtetet me humbjen më të madhe në Europë.

Kjo krizë nuk është si asnjë tjetër, thuhet në raport. Së pari, tronditja është e madhe. Humbjet që po vijnë nga emergjenca shëndetësore dhe masat e lidhura me të ka të ngjarë të jenë më të larta sesa pasojat e krizës globale financiare.

Së dyti, si në një luftë apo në një krizë politike, vazhdon paqartësia e rëndë për kohëzgjatjen dhe intensitetin e tronditjes.

Së treti, në rrethanat aktuale ka një rol shumë të ndryshëm të politikave ekonomike. Në krizat normale, politikëbërësit përpiqen të inkurajojnë aktivitetin ekonomik duke stimuluar kërkesën totale sa më shpejt që të jetë e mundur. Këtë herë, kriza është në një masë të madhe si pasojë e masave të nevojshme të kontrollit. Kjo e bën veprimtarinë stimuluese më sfiduese dhe, të paktën për sektorët më të prekur, të padëshirueshëm.

Ka shumë të ngjarë që këtë vit ekonomia globale të përjetojë recesionin e saj më të keq që nga Depresioni i Madh, duke tejkaluar krizën financiare globale një dekadë më parë. Bllokimi i Madh, siç mund ta quajë dikush, parashikohet të zvogëlojë rritjen globale në mënyrë dramatike. Një rikuperim i pjesshëm është parashikuar për vitin 2021, por niveli i PBB-së do të mbetet nën trendin para-virus, me një pasiguri të konsiderueshme për forcën e rimëkëmbjes.

Ka të ngjarë që rënia të jetë edhe më e fortë. Kjo do të ndodhte nëse masat pandemike dhe të kontrollit zgjasin më shumë, ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim goditen edhe më rëndë, vazhdojnë kushtet e shtrënguara financiare, ose nëse shfaqen efekte të tjera zinxhir për shkak të mbylljeve të firmave dhe papunësisë së zgjatur./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Dhoma e Fasonistëve kërkesë qeverisë/ Të mbulohen pagat e punonjësve, subvencion të qirasë deri në 50%  

Publikuar

-

Nga

Dhoma e Fasonistëve i ka drejtuar një kërkesë për ndihmë qeverisë. Ndërkohë që vendi po përballet me Covid-19, Dhoma e Fasonistëve i bën thirrje qeverisë për marrjen e masave, duke kërkuar mbështetje financiare.

“Duhen masa mbështetëse ekonomike. Qeveria të marrë masa për situatën. Ne kërkojmë mbështetje financiare. Qeveria të mbulojë pagat e punonjësve si dhe subvencion të qirasë deri në 50% të vlerës. Po ashtu kërkojmë dhe mbulim të plotë të vlerës kontributeve, asistencë për punonjësit që humbin punën si dhe mbështetje financiare për eksportuesit. Kërkojmë rimbursim të TVSH-së”, thuhet në kërkesën e Dhomës së Fasonistëve.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Do ishte vrasje ekonomike”/ Malaj leksion qeverisë: Çfarë duhet të bëjë për biznesin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi sot se pandemia e koronavirusit, do të ndikojë shumë në ekonomi, e cila do ta ketë të vështirë të ringrihet, aq më tepër nëse qeveria nuk i krijon siguri.

Mes të tjerash, ish-ministri dha disa sugjerime për qeverinë, se çfarë duhet të bëjë në këtë periudhë të vështirë për të ndihmuar në ringritjen e ekonomisë, biznesit të vogël dhe të madh.

“Rihapja duhet të jetë vendim i stafeve të mjekësisë. Duhet të respektojmë ekspertët tanë, që kanë përballuar një sfidë të jashtëzakonshme. Duhet të dominojë në fazën e rihapjes vendimi vetëm i ekspertëve të mjekësisë. Nëse nuk hapet dhe në vendet e tjera, çdo hapje duhet të jetë pjesore, edhe pse kjo mund të ndihmojë pak, por nuk na rikthen në normalitet. Lidhur me ringritjen, kjo do të jetë një sfidë që i mbetet në dorë politikës, mazhorancës, opozitës apo faktorëve të tjerë social. Me çfarë pritshmërie do të na zërë hapja, nëse do jemi optimistë, një pjesë e bizneseve do të ringrihen shpejt, por nëse biznesi është i pasigurtë, konsumi dhe investimi i biznesit do të jetë më gradual. Kjo do të ishte një vrasje e ekonomisë. Në ringritjen e ekonomisë ka vend të vecantë së pari solidariteti që tregon qeveria, ndihma që jep.”-tha Malaj.

Sa i takon paketës së qeverisë, ai tha se duhet parë koha në të cilën paketa bëhet funksionale.

“BSH ka ulur koston e parasë, që shkojnë për të ushqyer ekonominë, por ne duhet të mbërrijmë tek ai huamarrësi i vogël. Duhen qartësuar paketat dhe duhet eliminuar do pengesë për mbërritjen e tyre në ekonomi. Në të kundërt, nëse ambienti shoqëror dhe politikë do jetë i agravuar, nuk do kemi ringjallje ekonomike, sepse krijohet pasiguri dhe kjo ul dëshirën për të investuar.”-u shpreh ish-ministri.

LEXO EDHE:  Një tjetër i infektuar në qarkun Korçë, rezulton pozitiv shoferi i ambulancës/ Përgënjeshtron kryebashkiaku

LEXO EDHE:  Ja të ardhurat që mblidhen nga taksa e qarkullimit në Shqipëri

Po ashtu ai tha se fakti që ne e fillojmë aplikimin e paketave pas dy-tre javësh, do të thotë që dicka nuk funksionon. Duhet të kemi sisteme funksionale të mbrojtjes së varfërisë.

Qeveria duhet të shkurtojë në maksimum çdo burokraci, çdo pengesë për shoqërinë. Pjesa e tretë është biznesi i vogël, që me pak mund të arrijnë ta ndezin biznesin e tyre ekonomik. Mendoj se duhet të ketë më shumë grante, sesa kred. Për këto biznese, çdo burokraci që pengon lëvizjen e lirë të tyre, duhet shoqëruar edhe me kred të buta, edhe me rialokim të detyrimeve, në mënyrë që të fillojnë të punojnë. Për bizneset e mëdha duhet të shtyhen borxhet. Ka një sërë elementesh që biznesi të ndihmohet, por edhe biznesi vetë duhet të kuptojë situatën, se ishte dhe tërmeti, tani pandemia. Duhet të rikonceptojmë jetën tonë shoqërore dhe ekonomike në një botë me pandemi.”-tha Arben Malaj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kriza nga Covid-19/ Zhupa: Po tallen me biznesin e vogël, mbështesin oligarkët

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë e tallja me bizneset është e dukshme pasi paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Sipas saj, bizneset janë të detyruar t`i paguajne gjithcka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim.

“Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.
Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!
Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mije. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek”, shkruan Zhupa.

Ajo thekson biznesi ka nevojë për mbështetje dhe se ekonomia po shkatërrohet ndërsa qeveria po ruan vetëm interesat e nje grushti oligarkesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE