LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush nga ne nuk ka thënë këtë

17 Prill 2020, 20:18, Lifestyle CNA
“Koronavirusi do ikë me ardhjen e verës”/ Pipero: Askush

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është pyetur mbi faktin se disa besojnë që koronavirusi do iki me ardhjen e verës.

Pipero shprehet se askush nuk mund ta parashikojë këtë gjë pasi ky është një virus me shumë të panjohura dhe nuk mund të bëhen parashikime.

?Askush nga ne nuk ka thënë që virusi vritet në temperaturë të lartë. Ai neutralizohet në temperaturë 56 gradë celcius për 30 minuta. Të gjithë shkencëtarët pranojnë që ulet transmetimi i virusit në temperatura të larta. Në këtë moment fillon dhe shuhet epidemia. Unë jam shpresëplotë që nga fundi i prillit do bien rastet dhe në vende të tjera, me uljen e ritmit të transmetueshmërisë së këtij virusi, të lehtësohen dhe masat e qeverive respektive. Kjo nuk do të thotë që u ngroh koha, u ngritën temperaturat dhe të grumbullohemi e të heqim dorë nga masat. Ne do duhet domeomos të përdorim një maskë. Gjatë kësaj periudhe do duhen të moshuarit apo të sëmurët kronikë të ekspozohen më pak. Unë kam një mendim tjetër, që gradualisht ne duhet të lehtësojmë masat dhe të ekspozohemi duke qenë shumë të kujdesshëm. Unë e besoj fort këtë që them, në proporcion me ecurinë tonë, duhet të lehtësohen masat në vendin tonë. Me lehtësimin e masave, ndodh ekspozimi gradual me virusin. Por kjo do të shkojë në proporcion me uljen e ritmit të transmetueshmërisë. Unë mendoj që lehtësimi i masave në proporcion me ecurinë e epidemisë, e ka këtë sekuencë. Është momenti në proporcion të drejtë me ecurinë e epidemisë tek ne, që është një trend i ngadaltë, i qëndrueshëm?, tha Pipero në një lidhje me Skype në ?Zonë e Lirë?

Lajmet e fundit nga