Connect with Us

Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën

Kronika

Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën

Publikuar

-

Gjatë mbrëmjes së sotme dy makina janë përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se automjetet janë të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës.

Paraprakisht dyshihet se makinat janë djegur qëllimisht për shkak të detyrës së Vironit.

Por, kush është Arben Vironi?
Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës, Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pesë vite para afatit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2019 Arben Vrioni doli në Vetting ku nuk mundi të justifikonte dot pasurinë dhe u shkarkua nga detyra si gjyqtar.
Vrioni u shkarkua nga Vettingu se nuk justifikonte 85 mijë dollarë. Që nga fillimi deri në fund të seancës, se vettingut Arben Vrioni paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Pranga 63 vjeçarit  

Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohen dy makina të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit/ Çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.
Bëhet me dije se dy automjetet janë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Paraprakisht dyshohet se makinave u është vënë flaka qëllimsht për shkak të detyrës së Vironit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjeve ku po bën shuarjen e flakëve. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanavetë ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Polici vetëplagoset teksa pastronte armën

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur.

Mësohet se polici është plagosur aksidentalisht në momentin që ka qenë duke pastruar armën e shërbimit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e policit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen dy makina në Kamëz/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dy mjete u përplasën në rrugën “Donald Trump”, e si rrjedhojë njëri prej shoferëve është plagosur rëndë.

“Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE