Connect with Us

Infektimi i punonjësve të fasonerisë në Krujë/ KSSH: Të mbyllet firma, shteti të subvencionojë pagat  

Sociale

Infektimi i punonjësve të fasonerisë në Krujë/ KSSH: Të mbyllet firma, shteti të subvencionojë pagat  

Publikuar

-

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me lajmin për infektimin nga Covid-19, të tre punonjëseve të një fasonerie në Krujë.

Në një deklaratë për mediat, KSSH i kërkon qeverisë mbylljen e firmës në fjalë si dhe subvencionimin e pagës për punonjëset, të cilat nuk kanë marrë ende pagën e marsit.

“Tre punonjëse të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar me Covid-19  ndërkohë i infektuar ka rezultuar edhe djali i një prej punonjëseve.
KSSH kërkon testim për të gjithë punonjësit e kësaj fasonerie dhe kontakteve të tyre si në familje dhe jashtë saj.
KSSH mëson se shqetësim të madh se edhe pse data është 17 prill  shumica e grave që punojnë në sektorin fason në vend nuk i kanë marrë  pagat e muajt mars.
Këto punonjëse prej vitesh marrin pagan minimale e në shumë raste kjo pagë është e vetmja e ardhur për shumë familje shqiptarë.
Në kërkojmë nga qeveria Rama një paketë të  posaçme në mbështetje të sektorin fason si një ndër të ekspozuarit nga rreziqet për shkak të krizës që solli pandemia Covid-19.
Punonjësit e sektorit fason janë përballë rrezikut të mbijetesës dhe nuk mund të shkelet e drejta e tyre për të marrë djersën, ndaj shteti duhet të vendos në lëvizje të gjithë mekanizmat për të lehtësuar barrën financiare si për pronarët dhe për punonjësit e këtij sektori.
Qeveria të urdhërojë bankat të japin kredi me interes minimal për cilindo biznesmen që operon në këtë sektorë.
Qeveria të  detyrojë biznesmenët të mos përfitojnë nga kjo situatë për të mos paguar punonjësit.
Një vit më parë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkoi qeverisë shqiptarë të miratojë një status të posaçëm për gratë fasonë.
Kjo ishte një nisëm avangart në rajon që do kishte impakt të jashtëzakonshëm për përmirësimin e kushteve të këtij sektori aq problematik dhe skllavërues.
KSSH është një derë e hapu për gratë fasone  për të denoncuar çdo shkelje nga ana e pronarëve dhe sipërmarrësve dhe në do ti ndjekim ligjërisht problemet e tyre.
Dinjiteti i punëtorit shqiptar është misioni ynë !”-thuhet në deklaratën e KSSH.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mesazhi i Mitropolitit të Korçës/ Me Perëndinë edhe në shkretëtirë ne mund të gjejmë Jetën

Publikuar

-

Nga

I-Në Dhiatën e vjetër Pashka është historia e çlirimit të popullit të Izraelit të lashtë nga skllavëria dhe e udhëtimit të tyre drejt lirisë dhe tokës së premtuar. Ky rrugëtim i gjatë u bë nëpër shkretëtirë, simbol i mundimeve dhe vuajtjeve. Bibla na tregon se, në përballjen me vështirësitë e shkretëtirës, shumë herë populli e humbi besimin, u tremb nga e panjohura e udhëtimit dhe u dëshpërua. Por, gjatë gjithë këtij udhëtimi të mundimshëm, prej dyzet vjetësh, ishte prania e fuqishme e Zotit, i Cili i ushqeu edhe kur nuk kishin ushqim; i mbrojti edhe kur ata mendonin se ishin të pambrojtur dhe i udhëhoqi dhe i ngushëlloi në çastet e frikës dhe të dëshpërimit. Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë reje për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë. (Eks. 13:20) Madje, pikërisht në shkretëtirë, një vend ku nuk mund të gjesh asgjë, Perëndia iu dha atyre Ligjin dhe bëri Bësëlidhjen me ta, duke i bërë popull të Tij.

Në Dhiatën e Re, nëpërmjet Kryqit, Pësimit dhe Ngjalljes, Krishti i dha një dimension të ri dhe më të thellë Pashkës, duke u bërë Vetë Ai, Pashka jonë. Krishti, – shkruan Apostulli – Pashka jonë, u flijua për ne. (1. Kor. 5:7) Ashtu si gjaku i qengjit të Pashkës, i shpëtoi të parëlindurit e hebrejve nga vdekja; po ashtu, edhe gjaku i Krishtit, i shpëton nga vdekja e përjetshme të gjithë ata që besojnë në Atë. Edhe udhëtimi ynë shpirtëror drejt tokës së premtuar, Mbretërisë së përjetshme, është gjithashtu një udhëtim nëpër shkretëtirë dhe vështirësive që hasen atje. Prandaj Zoti na thotë: Në botë do të keni shtrëngim; po kini guxim, unë e kam mundur botën. (Jn. 16:33) Këto fjalë na japin kurajë dhe shpresë, që edhe kur të jemi në hidhërime, sëmundje dhe vuajtje, qofshin trupore ose shpirtërore, ta ruajmë besimin dhe falenderimin. Sepse, ne e dimë që Kryqi nuk është akti i fundit i jetës tokësore të Krishtit, por Ngjallja. Sado të lodhur të jemi, ne kemi një vend pushimi shpirtëror. Ejani tek unë sa jeni të lodhur e të ngarkuar – na thotë Zoti – edhe unë do t’iu preh ju. (Mt. 11:28)

II-Çdo vit, ne udhëtojmë drej Pashkës, nëpër Kreshmën e Madhe, si një udhëtim në shkretëtirë, me sakrifica dhe duke hequr dorë nga shumë gjëra. Të gjitha sakrificat që bëjmë mund të na lodhin fizikisht, por na forcojnë shpirtërisht. Pashka e sivjetshme, për shkaqe që dihen, është krejtësisht e ndryshme. Nuk na u mundësua festimi masiv dhe në mbarë botën shërbesat fetare po kryhen në kisha pothuaj të zbrazëta. Frika nga infektimi, izolimi i gjatë dhe pasiguria për të ardhmen, krijojnë një atmosferë braktisjeje dhe shkretëtire, e cila në shumë njerëz mund të shkaktojë ankth dhe dëshpërim. Por, “shkretëtira” mund të na ndihmojë për të medituar më thellë dhe për t’i kthyer zemrat tona drejt Perëndisë, për të zbuluar se çfarë është më e rëndësishme në ketë jetë, sepse të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që duan Perëndinë. (Rom.8:28) Me Perëndinë edhe në shkretëtirë mund të gjejmë jetën. Ai mund ta kthejë shkretëtirën në një vend të blertë dhe të freskët, ku nuk ka as dhembje, as lot dhe as hidhërim. Do të bëj – thotë Zoti – që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën pellgje uji dhe tokën e thatë burim ujërash. (Isaia 41:18)

Ndonëse të ndarë fizikisht, le të qëndrojmë të bashkuar shpirtërisht dhe cilido, që mundet, le të ndihmojë të tjerët që janë në vështirësi, sepse, është dashuria dhe dhembshuria ajo që mund të na japë identitetin si të krishterë të vërtetë. Në këto ditë të vështira, le t’i kujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që po përballen me vuajtje të mëdha, madje edhe me vdekjen dhe për të gjithë ata që u shërbejnë atyre me devotshmëri. Le të mos lejojmë që frika të na dobësojë besimin dhe dëshpërimi të na ligështojë zemrat. Për të krishterët e hershëm, vuajtjet hapnin një shteg, për të përafruar jetën e tyre me atë të Krishtit, për të marrë pjesë në Kryqin e Tij, me shpresën e pjesëmarrjes në Ngjalljen e Tij. Le të kemi kurajë dhe shpresë, sepse ne kemi një Zot zemërdhembshur dhe mëshirëplotë, i Cili nuk na ka harruar dhe vazhdon të kujdeset për ne. Besimi ynë na mëson se fjala përfundimtare në histori nuk i përket errësirës, por dritës; jo vuajtjes, por shërimit dhe prehjes dhe jo vdekjes, por jetës.

Të dashur vëllezër dhe motra! Le t’i lutemi Krishtit të ngjallur, Mjekut tonë të trupit dhe shpirtit, me fjalët e shën Ambrozit: Kam gjetur një Mjek. Ai banon në qiell dhe e shpërndan shërimin e Tij në tokë. Vetëm ai mund të shërojë dhembjen time, Ai i cili nuk ka asnjë dhembje. Vetëm Ai, i Cili njeh gjithçka të fshehur, mund të shërojë dhembjen time, hidhërimin e zemrës sime, frikën e shpirtit tim – Jisu Krishti. Krishti është hir, Krishti është jetë, Krishti është Ngjallje. Amin.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi/ Forca e punës në Shqipëri do të tkurret me 24% 

Publikuar

-

Nga

Popullsia në moshë pune do të bjerë ndjeshëm ne Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukraine, por në një skenar zero të emigracionit rënia në Shqipëri do të ishte më e ulët.

Duke analizuar të dhënat e Kombeve të Bashkuara, Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike zhvilloi dy skenarë për ecurinë e forcës në punës në Ballkanin Perëndimor.

I pari, një zhvillim i vazhdueshëm natyror i popullsisë

I dyti, me migrim zero

Sipas të dy skenarëve, popullsia në moshë pune nga mosha 15-64 vjeç do tkurret në të gjitha vendet e rajonit.

Në skenarin e parë, rënia e popullsisë do të jetë më e theksuar, me 24% në Shqipëri,  17% (në Mal të Zi) deri në 35% (në Ukrainë).

Në skenarin e dytë, i cili supozon se nuk do të ketë migracion të jashtëm, rënia do të ishte më pak e theksuar.

Për Shqipërinë, në veçanti, një skenar i tillë do të ishte shumë i favorshëm: pa migracion, popullsia në moshë pune do të tkurret me vetëm 9%, në vend të 24% si në skenarin e parë.

Për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me nivele aktualisht të larta të emigracionit, rezultati do të ishte i ngjashëm, d.m.th. rënia e popullsisë do të ishte dukshëm më e ulët nëse emigracioni do të ishte afër zeros.

Analiza tregon se, në përgjithësi, ka pasur humbje të konsiderueshme demografike në vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të zhvillimit natyror të popullsisë dhe migrimit të lartë të jashtëm. Migrimi do të vazhdoje sa kohë që faktorët shtytës dhe tërheqës vazhdojnë, duke bërë që popullsia e këtyre vendeve të tkurret më tej në dekadat e ardhshme. Në afat të gjatë, humbjet demografike do të ndikojnë në perspektivën demografike të këtyre vendeve./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizon moti/ Ja sa do të arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Një tjetër ditë pranverore parashikohet për ditën e sotme.

Moti me diell do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit. Vranësirat do të jenë kalimtare në orët e mëngjesit.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-6m/s,e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

Në vendet malore 1°C deri në 19°C
Në vendet e ulëta 5°C deri në 24°C
Në vendet bregdetare 8°C deri në 23°C

LEXO TE PLOTE