Connect with Us

I dogjën makinën e tij dhe të vajzës/ Ish-gjyqtari: Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për çështjen “Shullazi”

Kronika

I dogjën makinën e tij dhe të vajzës/ Ish-gjyqtari: Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për çështjen “Shullazi”

Publikuar

-

Gjatë mbrëmjes së sotme, në qytetin e Elbasanit u dogjën dy makina në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe vajzës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në unazën e qytetit të Elbasanit. Në momentin e zjarrit, dy automjetet kanë qenë të parkuara në rrugë pranë banesës së Vrionit.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjnë me një zjarrvënie të qëllimshme .

Në një prononcim për Abc News ish-gjyqtari Arben Vrioni u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies, ndërsa thekosn se prej muajsh është në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.
“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”, tha Vrioni./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me drogë dhe armë zjarri/ Arrestohet 20 vjeçari në Gjirokastër

Publikuar

-

Nga

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vezhishti” në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje

Gjatë operacionit vihet në pranga një 20 – vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri automatike, me vete.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë kontrollit të territorit, kanë evidentuar një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Golem të Gjirokastrës.
Në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Vezhishti”, ku u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. R., 20 vjeç, banues në fshatin Golem, Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik, 20 – vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit tip kallashnikov dhe municionin luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu dogjën dy makinat në mes të Elbasanit/ Kush është gjyqtari që liroi nga burgu Lul Berishën

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbrëmjes së sotme dy makina janë përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se automjetet janë të ish- kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe bashkëshortes së tij e cila punon në Bashki, në zyrën e Urbanistikës.

Paraprakisht dyshihet se makinat janë djegur qëllimisht për shkak të detyrës së Vironit.

Por, kush është Arben Vironi?
Në dhjetor të vitit 2016, gjyqtari i Apelit në Durrës, Arben Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, pesë vite para afatit.

Ndërkohë, në nëntor të vitit 2019 Arben Vrioni doli në Vetting ku nuk mundi të justifikonte dot pasurinë dhe u shkarkua nga detyra si gjyqtar.
Vrioni u shkarkua nga Vettingu se nuk justifikonte 85 mijë dollarë. Që nga fillimi deri në fund të seancës, se vettingut Arben Vrioni paraqiti një listë kërkesash, të cilat që të gjitha sillnin si pasojë shtyrjen e procesit.

LEXO EDHE:  Shtyrja e gjyqit ndaj Shullazit/ KLGJ kërkesë Kuvendit: Gjeni zgjidhje

LEXO EDHE:  Elbasan, ekuestrohen 700 gr kanabis/Arrestohen 3 persona

Pjesë e kërkesave të gjyqtarit ishte edhe përjashtimi i trupës gjykuese, me pretendimin se ishte e njëanshme, ndërsa në fund tha se kishte kaluar një infarkt dhe se mjekët i kishin rekomanduar të mos kishte shqetësime gjatë kësaj kohe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkrumbohen dy makina të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit/ Çfarë dyshohet

Publikuar

-

Nga

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.
Bëhet me dije se dy automjetet janë në pronësi të ish-kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni.

Paraprakisht dyshohet se makinave u është vënë flaka qëllimsht për shkak të detyrës së Vironit.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjeve ku po bën shuarjen e flakëve. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanavetë ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE