Connect with Us

Horoskopi i ditës, 17 prill 2020

Sociale

Horoskopi i ditës, 17 prill 2020

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Të dashuruarve do ju rikthehet fuqishëm pasioni në jetën e tyre. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Beqarët do joshen shumë nga pamja e disa të afërmve të miqve të tyre që sapo kanë ardhur nga një vend i huaj. Gjithsesi mirë është që ata të presin pak kohë para se të bëjnë deklarata. Në planin financiar do bëni përpjekje të vazhdueshme që ta përmirësoni gjendjen.

DEMI 21. prill – 21. maj

Jeta juaj në çift do jetë plot shkëlqim sot. Do ndiheni shumë mirë pranë partnerit dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqarët do hallakaten kot së koti dhe do humbasin kohë të çmuar që mund t’ia kishin kushtuar dashurisë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë seriozitet dhe ekuilibri do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do gjendeni në vështirësi.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Sot do jeni në një nga ditët tuaja më të mira ju të dashuruarit kështu që marrëdhënia me partnerin ka për t’iu ecur më së miri. Do përçoni gjithë kohës dashuri tek njëri-tjetri. Beqarëve më në fund do iu jepet mundësia për të hedhur hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme e intensive. Jupiteri do sjellë fat me shumicë në planin financiar kështu që nuk do keni aspak probleme.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Falë mbështetjes së planetëve sot jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur. Do jeni më në dispozicion të njëri-tjetrit dhe nuk do pranoni askënd t’iu tregojë rrugën që duhet të ndiqni. Edhe për beqarët do jetë një ditë e favorshme dhe e veçantë. Përgatituni për emocione të forta. Financat mirë do jetë t’i keni më tepër nën kujdes sepse vetëm ashtu gjendja di mbetet e mirë edhe më vonë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Turbullirat do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite për ju të dashuruarit. Do kapeni edhe pas gjërave më të vogla e do debatoni. Beqaret do kenë njohje, por nuk do mund të fillojnë lidhje të zjarrta. Duhet ende kohë që ata të kenë ndryshime në jetën sentimentale. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll dhe do arrini kështu pak nga pak ta përmirësoni gjendjen.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Mërkuri, planeti i komunikimit do ndikojë pafundësisht tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj, do sqaroni keqkuptimet dhe mund të bëni plane për të ardhmen. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë surprizë të madhe. Në planin financiar do i arrini të gjitha objektivat që i keni vënë vetes kështu që gjendja do mbetet e mrekullueshme.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Çiftet do kalojnë një ditë të mirë sot. Nuk do këtë emocione të fuqishme , por as debate të forta. Beqarët do jenë më të privilegjuarit. Ata do mund të kenë një ditë të mbushur me njohje interesante dhe do ndërtojnë themelet e forta drejt një lidhjeje shumë të veçantë. Në planin financiar do jetë qetësi absolute. Problemet i mbeten tërësisht të shkuarës.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Mund të ndodhin disa incidente të vogla me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe mund të ndiheni keq në ndonjë moment. Mundohuni të reflektoni dhe të mos merrni vendime të nxituara. Beqarët do kenë mundësi për aventura kalimtare, por që do ua mbushin zemrën me gëzim. Sektori i financave do jetë i privilegjuar, por në vend që të shpenzoni pa mbarim mundohuni të hiqni disa para mënjanë.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj dhe do ndani me të edhe disa pengje të mbetura nga e shkuara. Mbrëmja ka për të qenë më e qetë. Beqarët më mirë ta lënë veten të lirë. Shumë veta do flirtojnë sot me ta, por vetëm dikush do duket interesant në sytë e tyre. Në planin financiar do keni një ditë me shumë fat dhe gjendja do jetë e kënaqshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ndikimi i Hënës do jetë shumë i madh sot në jetën tuaj në çift. Do jeni më humor të mirë dhe të gatshëm për surpriza të shumëllojshme. Mundet edhe t’ia mbathni për diku larg të gjithëve. Beqarët do jenë gjithashtu me fat dhe do marrin deklarata të forta dashurie. Në planin financiar do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime sepse përndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do lindin incidente të shumta ndërmjet jush dhe partnerin kështu që në pjesën më të madhe të kohës do jeni goxha të mërzitur. Beqarët do jene më të vëmendshëm dhe më sensualë kështu që për ta gjërat kanë për të qenë shumë më të lehta sot. Në planin financiar Saturni nuk premton përmirësime të mëdha megjithatë me pak maturi nuk do keni asnjë lloj problemi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ju të dashuruarit do keni shumë dëshirë të rrezikoni sot dhe mund të prekni mollën e ndaluar. Jo vetëm që mund te lindin debate të forta me partnerin, por do hapni armiqësi edhe me të tjerë persona. Beqarët gjithashtu nuk duhet të hedhin asnjë lloj hapi sepse do brengosen pafund. Marsi do ju nxitë të shpenzoni shuma të mëdha kështu që edhe financat do jenë delikate.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama: Kemi kërkesa nga agjensitë, turistët duan të vijnë për pushime në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se agjensitë turistike dhe vetë turistët janë duke e parë vendin tonë si një destinacion për të kaluar pushimet gjatë kësaj vere.

Kreu i qeverisë tha se kanë pasur disa kërkesa nga disa shtete, pasi sipas tij e shikojnë Shqipërinë si një vend me risk të sigurtë nga koronavirusi.

“Praktikisht sot kemi pasur disa interesime nga Italia, nga Çekia dhe nga disa shtete tjera. Agjensitë turistike mendojnë se Shqipëria është vendi më i sigurtë për të bërë udhëtime se s’ka probleme me COVID. Por do shikojmë se normalisht ky nuk është një vendim i lehtë. Me thënë të drejtën gjithmonë e më shumë na shohin si shembull që si ka mundësi që ia kanë dalë”, deklaroi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama e komplimenton për pamjen/ Mjeku: Po të bëj botoks…

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Shëndetësisë Leonard Solis kanë shkëmbyer batuta në emisionin “Opinion”.

Rama e ka komplimentuar për pamjen mjekun Solis, ndërsa ky i fundit është përgjigjur pëmes batutës se po të bënte botoks nuk do e njihnte as nëna e tij.

Blendi Fevziu: Ke ndonjë koment për Ramën?

Leonard Solis: Jo, asnjë koment.

Blendi Fevziu: Rama ke ndonjë pyetje për Solisin?

Edi Rama: Më vjen mirë që e shikoj në të njëjtën moshë, recetën nuk na e bën të ditur si ia bën që vitet kalojnë dhe ai mbetet po ai. Këtë nuk e kuptoj kurrë. Nëse ke ndonjë pyetje për mua, ma bëj, ndryshe po ju lë të dyve. Je më mirë në shoqërinë e Solis se sa me mua.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 16 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 22 tetor 2018

Leonard Solis: Kam ndenjur aq i ri sa po të bëj botoks nuk më njeh nëna ime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dënimi deri në 15 vjet për ata që shkelin rregullat/ Lubonja: Druri ka dalë nga xheneti

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet në kodin penal që u miratuan sot në Kuvend, ku përcaktohet shtrëngimi i masës së dënimit për ata që thyejnë rregullat e karantinës.

Lubonja theksoi se dënimi nga 5 deri në 15 vite është hartuar për t’i futur frikën qytetarëve.

Lubonja tha se politika në vendin tonë është ende e bazuar mbi thëniet e vjetra; “druri ka dalë nga xheneti, ose frika ruan vreshtin”.

“Qëllimi është që t’i futet frika njerëzve që mos të dalin. Unë nuk mendoj se politika duhet të jenë bazuar mbi thënien tonë të mallkuar dhe vjetër; “druri ka dalë nga xheneti, “ose frika ruan vreshtin”, që ka ushqyer diktatorët në këtë vend. Ne kemi nevojë që këtë krizë ta trajtojmë me solidaritet. Unë s’jam dakord me Vasjarin se kemi demokraci. Në atë botën demokratike jashtë, aty falënderojnë popullin për sakrificën. Këtu thonë; po e bëjmë ne. Siç bëjnë prindërit rri urtë se të ha qeni. E kam thënë se jam kundër faktit se kjo është luftë. Unë jam i idesë se kur e shohim tjetrin si armik, nesër policia mund t’i lëshohet me hu.”, tha Lubonja në “Real Story”./CNA,al

LEXO TE PLOTE