Connect with Us

Historia e bujshme e 2013-ës/ Nazime Visha bëhet nënë dhe fillon një jetë të re në Bullgari

Sociale

Historia e bujshme e 2013-ës/ Nazime Visha bëhet nënë dhe fillon një jetë të re në Bullgari

Publikuar

-

Nazime Visha në vitin 2013 u bë kryefjaleë e mediave pasi vrau me armë zjarri një 45-vjeçar, që sipas saj e kishte dhunuar seksualisht kur ajo kishte qenë 14 vjeç.

Nazime Visha qëlloi me breshëri automatiku Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013.
Visha, adoleshente në atë kohë u dënua me 10 vite burg për krimin e kryer, por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.

Tashmë kanë kaluar 7 vjet tashmë nga ngjarja e rëndë dhe në një rrëfim për gazetaren e Abc Neës Esiona Konomi, gjyshja e Nazimes tregon se ajo tashmë ka krijuar familjen e saj dhe ka një vajze 2 vjeçe.
E moshuara ka treguar edhe momentin se si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e Nazimes.

LEXO EDHE:  Spanjë/Tetëvjeçari trafikohet brenda një valixheje

Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare. Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, rrëfen ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“E jashtëzakonshme”/ Pipero përlotet nga surpriza që i bëjnë fëmijët

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është emocionuar pasi është surprizuar përmes një video të disa fëmijëve dedikuar mjekëve që janë në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit.

Video është transmetuar në studion e “Zonë e Lirë”, ndersa Pipero është përlotur.

“Sot duhet të jesh mjek të përjetosh këto emocione, është e jashtëzakonshme. I kam sytë me lot, është e jashtëzakonshme. Duhet të jesh aty në spital dhe të dëgjosh këto vajza që të përjetosh këto emocione. Ju përqafoj fortë ato dhe juve që na i sollët këto emocionuese”, ka thënë mjeku i emocionuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Franca dhuron 3000 maska për policët/ Nëse dëshironi mund të bëjmë një dhurim të tretë

Publikuar

-

Nga

Oficeri Ndërlidhës i Ambasadës franceze Thomas Erhardy i ka dorëzuar maskat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në prezencën e Drejtorit të Logjistikës Theodhori Gravani.

Erhardy është shprehur: “Jam shumë i kënaqur që kam mundësinë t’ju dhuroj këto 3000 maska mbrojtëse, të cilat janë prodhuar nga Shoqëria MARLOTEX, një shoqëri që është e vendosur në Berat dhe është e specializuar në prodhimin e tekstileve. Dhurimi i këtyre 3000 maskave është dhurimi i parë dhe sigurisht do të ketë edhe 3000 maska të tjera. Nëse ju dëshironi ne sigurisht mund të kërkojmë edhe një sasi tjetër të caktuar, për një dhurim të tretë. Dhurimi i këtyre maskave është një simbolikë nga ana jonë për të falënderuar punën e Policisë shqiptare në këto momente të vështira.”

Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, Theodhori Gravani u shpreh:  “Faleminderit shumë Oficerit Ndërlidhës të Ambasadës franceze. Në vijim të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën dhe me Oficerin Ndërlidhës të Ambasadës, donacioni në këto momente të vështira, veç simbolikës është edhe shumë i rëndësishëm, pasi forcat policore i kanë të domosdoshme këto maska dhe masat mbrojtëse në terren. Në këtë rast shprehim dhe solidaritetin me popullin francez dhe shpresojmë ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lufta me koronavirusin/ SHBA miraton fonde shtesë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Ambasada amerikane informon se këto fonde do të vazhdojnë ndihmën në pajisjen e laboratorëve, rritjen e mundësive të zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të rreziqeve e më shumë.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale./CNA.al

LEXO TE PLOTE