Connect with Us

“Fasoneritë janë vatrat e reja të infeksionit”/ Basha: Qeveria po vepron me vonesë, s’ ka më kohë!

Politikë

“Fasoneritë janë vatrat e reja të infeksionit”/ Basha: Qeveria po vepron me vonesë, s’ ka më kohë!

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë të mbyllë menjëherë fasoneritë, pasi sipas tij aty janë krijuar vatra të reja të infeksionit.

Basha thekson se fasoneritë janë vatrat më të rrezikshme të koronavirusit, prandaj ato duhet të mbyllen menjëherë.

“Është për të ardhur keq që qeveria po vepron me vonesë. Është e prirur të mohojë, pastaj të veprojë.Nuk ka më kohë për refuzime kokëforta. Qeveria duhet të urdhërojë menjëherë mbylljen e fasonerive në gjithë vendin. Koronavirusi ka krijuar vatra të reja dhe fasoneritë janë vatrat më të rrezikshme. Mbyllja e fasonerive  shmang rrezikun për infektimin e 70 mijë qytetarëve.”, tha Basha në një deklaratë për mediat./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balluku në Korçë: Mbështetje për sipërmarrësit që kthehen në autoprodhues të energjisë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të AZHBR, Frida Krifca, ishin sot në Korçë ku kanë inspektuar nga afër investimet e realizuar nga një sipërmarrës, përfitues i programit të zhvillimit IPARD II.

Balluku ka ndarë dhe foto nga takimi ndërsa shkruan se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm.

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron “tërmet”/ Ja çfarë do të ndodhë me 16 shkurt
LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Edmond Tupe i jep mesazhin e fortë Qeverisë

“Konstatoj me krenari se çdo ditë e më shumë investitorët shqiptarë po zgjedhin alternativa për të ulur kostot e prodhimit, duke investuar në instalimin e paneleve fotovoltaike për konsum të brendshëm. NëKorçë, ku tashmë ky model është shtrirë edhe në sektorin bujqësor dhe që pritet të ketë impakt të drejtpërdrejt në uljen e shpenzimeve dhe sigurisht të çmimit të produktit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Ish kryeministri Sali Berisha në kuadër të 30 vjetorit të vizitës historike të Sekretarit James Baker në Shqipëri, ka shpërndarë videon nga fjalimi epik për shqiptarët.

Sekretari Baker do të deklaronte në Parlament se erdhi në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës.

“30 vjetori i vizites historike te Sekretarit Baker ne Shqiperi.

Ne kete vizite do sillte mesazhin epik per shqiptaret: Liria punon.

Ne nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Publikuar

-

Nga

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha në një intervistë për Euronews Albania, se raporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet tregoi se ky proces ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Raporti, ashtu siç u paraqit edhe dje në seancën plenare nga disa deputetë që kanë qenë në Shqipëri, tregon që ka qenë procesi zgjedhor më i pastër, më i mbarë dhe më i qetë i zhvilluar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare”, u shpreh z. Bushati.

Të gjitha grupimet politike kanë bërë edhe thirrje për BE-në, që sa më shpejt negociatat me të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë përmbushur kushtet për të marrë këtë hap. Zgjedhjet janë kryer në një klimë mirëkuptimi politik, sidomos pas marrëveshjes para një viti, të kryer ndërmjet mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo-parlamentare”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  “Nuk e kuptoj kopilinë e opozitës”/ Gjokutaj: Basha fshihet pas gishtit
LEXO EDHE:  Mungon në takimin e opozitës/ Aleati braktis Bashën?

Ndërkohë, z. Bushati nënvizoi se në këtë raport nuk ka pasur asgjë të dokumentuar për shitblerje votash.

Ka fjalë që qarkullojnë, nuk është parë asnjë rast apo dokumentuar. Nuk ka asnjë rast që thuhet që ka fakt për këtë”, u shpreh ai.

Sa i përket përdorimit të administratës në zgjedhje, z. Bushati u shpreh: “Aty thuhet që kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin nga dëmet e tërmetit, pra rindërtimi ka vazhduar. Ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit. Nuk është bërë asnjë tender. Nuk di asnjë vend të botës që të ndërpritet puna se ka zgjedhje”./euronews

LEXO TE PLOTE