Connect with Us

E rëndë në Vlorë/ Polici vetëplagoset teksa pastronte armën

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Polici vetëplagoset teksa pastronte armën

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një efektiv policie ka mbetur i plagosur.

Mësohet se polici është plagosur aksidentalisht në momentin që ka qenë duke pastruar armën e shërbimit.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e policit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Përplasen dy makina në Kamëz/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Dy mjete u përplasën në rrugën “Donald Trump”, e si rrjedhojë njëri prej shoferëve është plagosur rëndë.

“Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për trafikimin e 2.5 ton drogë/ Prangoset në Vlorë 24-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i biznesmenit/ Gjykata jep vendimin për dy nga autorët

LEXO EDHE:  Makina përplas rëndë një grua/ Dërgohet me urgjencë në spital

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Polici kërcënon qytetarin/ Do të të tërheq zvarrë

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Shqipëria po përballet me masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit, janë shtuar edhe kontrollet e policisë në rrugë, për zbatimin e këtyre masave.

Por, ndërkohë, një video qarkullon në rrjetet sociale, ku një qytetar është konflikuar me një punonjës të policisë.

Qytetari kërkon që punonjësi mos ta prekë, dhe thotë se nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

LEXO EDHE:  Reagon emisari gjerman per Ballkanin: Pas gazit lotsjelles, cfare arme do perdorni tjeter

LEXO EDHE:  Reagon emisari gjerman per Ballkanin: Pas gazit lotsjelles, cfare arme do perdorni tjeter

Po një polic civil, e kërcënon qytetarin, duke i thënë se polici jo vetëm mund ta prekë, por edhe mund ta tërheqë zvarrë.


LEXO TE PLOTE