Connect with Us

“Çfarë iku iku”/ Rama “lëshon dorën”: Falen gjobat dhe kthehen patentat e makinat e bllokuara

Sociale

“Çfarë iku iku”/ Rama “lëshon dorën”: Falen gjobat dhe kthehen patentat e makinat e bllokuara

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama “ka lëshuar dorën” teksa bën me dije se të gjitha gjobat e vëna deri më sot për këmbësorët apo shoferët që kanë sheklur rregullat e karantinës, nuk do të ekzekutohen.

Rama thekson se duke filluar nga java e ardhshme, kur do të hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, të gjithë do të jenë të barabartë dhe nuk do të ketë kthim pas për ata që shkelin rregullat.

“Kemi vendosur mos ekzekutimin e gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave e mjeteve të bllokura gjatë kësaj kohe. Javën e ardhshme këta qytetarët le të startojnë të gjithë të barabartë kur hapja graduale do të shoqërohet me mundësinë e ndëshkimeve për të cilat nuk do ketë kthim pas.
Cfarë iku iku, në fund të fundit edhe ata të cilët gabuan le të marrin të drejtën të qenit të padyshuar si të pabindur”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rritet çmimi i lëndës së parë/ Prodhuesit e bukës në vështirësi, kërkesa për qeverinë  

Publikuar

-

Nga

Situata e koronavirusit në Shqipëri, ka vënë në vështirësi edhe prodhuesit e bukës.

Në një lidhje në emisionin Top Talk, prodhuesi i bukës, Pëllumb Bushi tha se situata e koronavirusit ka bërë që të rritet çmimi i lëndës së parë në treg, konkretisht i miellit, dhe kjo sipas tij u faturohet prodhuesve.

Po ashtu a ii ka drejtuar edhe një kërkesë qeverisë, ndërsa thekson se koha për të blerë bukën duhet të jetë më e gjatë sesa ajo që ka vënë në dispozicion qeveria.

“Në këto kohë pandemie, blerja e bukës duhej të ishte më humane. Duhet të zgjatet koha e vënë në dispozicion që të blejnë bukën gjatë dy turneve. Për aq orë është pak, ky biznes është i veçantë. Mund të bëhej me një mesazh dhe të mos ketë nevojë për miratim”-tha Bushi.

LEXO EDHE:  Robbie Williams flirton me një 15-vjeçare, por pastaj kërkon falje

LEXO EDHE:  Hyn në fuqi vendimi/ 10 mijë lekë gjobë për këmbësorët që dalin pas orës 18.00 nga shtëpia

Po ashtu ai tha se “Nuk ka pasur mungesë në treg por është rritur çmimi. Dhe ne nuk kemi dinjitetin që në këtë situatë ta rrisim çmimin e bukës. Por kjo i faturohet direkt prodhuesve”-deklaroi ai.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektimi i punonjësve të fasonerisë në Krujë/ KSSH: Të mbyllet firma, shteti të subvencionojë pagat  

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me lajmin për infektimin nga Covid-19, të tre punonjëseve të një fasonerie në Krujë.

Në një deklaratë për mediat, KSSH i kërkon qeverisë mbylljen e firmës në fjalë si dhe subvencionimin e pagës për punonjëset, të cilat nuk kanë marrë ende pagën e marsit.

“Tre punonjëse të një fasonerie në Krujë kanë rezultuar me Covid-19  ndërkohë i infektuar ka rezultuar edhe djali i një prej punonjëseve.
KSSH kërkon testim për të gjithë punonjësit e kësaj fasonerie dhe kontakteve të tyre si në familje dhe jashtë saj.
KSSH mëson se shqetësim të madh se edhe pse data është 17 prill  shumica e grave që punojnë në sektorin fason në vend nuk i kanë marrë  pagat e muajt mars.
Këto punonjëse prej vitesh marrin pagan minimale e në shumë raste kjo pagë është e vetmja e ardhur për shumë familje shqiptarë.
Në kërkojmë nga qeveria Rama një paketë të  posaçme në mbështetje të sektorin fason si një ndër të ekspozuarit nga rreziqet për shkak të krizës që solli pandemia Covid-19.
Punonjësit e sektorit fason janë përballë rrezikut të mbijetesës dhe nuk mund të shkelet e drejta e tyre për të marrë djersën, ndaj shteti duhet të vendos në lëvizje të gjithë mekanizmat për të lehtësuar barrën financiare si për pronarët dhe për punonjësit e këtij sektori.
Qeveria të urdhërojë bankat të japin kredi me interes minimal për cilindo biznesmen që operon në këtë sektorë.
Qeveria të  detyrojë biznesmenët të mos përfitojnë nga kjo situatë për të mos paguar punonjësit.
Një vit më parë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkoi qeverisë shqiptarë të miratojë një status të posaçëm për gratë fasonë.
Kjo ishte një nisëm avangart në rajon që do kishte impakt të jashtëzakonshëm për përmirësimin e kushteve të këtij sektori aq problematik dhe skllavërues.
KSSH është një derë e hapu për gratë fasone  për të denoncuar çdo shkelje nga ana e pronarëve dhe sipërmarrësve dhe në do ti ndjekim ligjërisht problemet e tyre.
Dinjiteti i punëtorit shqiptar është misioni ynë !”-thuhet në deklaratën e KSSH.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesazhi i Mitropolitit të Korçës/ Me Perëndinë edhe në shkretëtirë ne mund të gjejmë Jetën

Publikuar

-

Nga

I-Në Dhiatën e vjetër Pashka është historia e çlirimit të popullit të Izraelit të lashtë nga skllavëria dhe e udhëtimit të tyre drejt lirisë dhe tokës së premtuar. Ky rrugëtim i gjatë u bë nëpër shkretëtirë, simbol i mundimeve dhe vuajtjeve. Bibla na tregon se, në përballjen me vështirësitë e shkretëtirës, shumë herë populli e humbi besimin, u tremb nga e panjohura e udhëtimit dhe u dëshpërua. Por, gjatë gjithë këtij udhëtimi të mundimshëm, prej dyzet vjetësh, ishte prania e fuqishme e Zotit, i Cili i ushqeu edhe kur nuk kishin ushqim; i mbrojti edhe kur ata mendonin se ishin të pambrojtur dhe i udhëhoqi dhe i ngushëlloi në çastet e frikës dhe të dëshpërimit. Dhe Zoti shkonte para tyre, ditën në një kolonë reje për t’i udhëhequr në rrugë, dhe natën në një kolonë zjarri për t’u bërë atyre dritë. (Eks. 13:20) Madje, pikërisht në shkretëtirë, një vend ku nuk mund të gjesh asgjë, Perëndia iu dha atyre Ligjin dhe bëri Bësëlidhjen me ta, duke i bërë popull të Tij.

Në Dhiatën e Re, nëpërmjet Kryqit, Pësimit dhe Ngjalljes, Krishti i dha një dimension të ri dhe më të thellë Pashkës, duke u bërë Vetë Ai, Pashka jonë. Krishti, – shkruan Apostulli – Pashka jonë, u flijua për ne. (1. Kor. 5:7) Ashtu si gjaku i qengjit të Pashkës, i shpëtoi të parëlindurit e hebrejve nga vdekja; po ashtu, edhe gjaku i Krishtit, i shpëton nga vdekja e përjetshme të gjithë ata që besojnë në Atë. Edhe udhëtimi ynë shpirtëror drejt tokës së premtuar, Mbretërisë së përjetshme, është gjithashtu një udhëtim nëpër shkretëtirë dhe vështirësive që hasen atje. Prandaj Zoti na thotë: Në botë do të keni shtrëngim; po kini guxim, unë e kam mundur botën. (Jn. 16:33) Këto fjalë na japin kurajë dhe shpresë, që edhe kur të jemi në hidhërime, sëmundje dhe vuajtje, qofshin trupore ose shpirtërore, ta ruajmë besimin dhe falenderimin. Sepse, ne e dimë që Kryqi nuk është akti i fundit i jetës tokësore të Krishtit, por Ngjallja. Sado të lodhur të jemi, ne kemi një vend pushimi shpirtëror. Ejani tek unë sa jeni të lodhur e të ngarkuar – na thotë Zoti – edhe unë do t’iu preh ju. (Mt. 11:28)

II-Çdo vit, ne udhëtojmë drej Pashkës, nëpër Kreshmën e Madhe, si një udhëtim në shkretëtirë, me sakrifica dhe duke hequr dorë nga shumë gjëra. Të gjitha sakrificat që bëjmë mund të na lodhin fizikisht, por na forcojnë shpirtërisht. Pashka e sivjetshme, për shkaqe që dihen, është krejtësisht e ndryshme. Nuk na u mundësua festimi masiv dhe në mbarë botën shërbesat fetare po kryhen në kisha pothuaj të zbrazëta. Frika nga infektimi, izolimi i gjatë dhe pasiguria për të ardhmen, krijojnë një atmosferë braktisjeje dhe shkretëtire, e cila në shumë njerëz mund të shkaktojë ankth dhe dëshpërim. Por, “shkretëtira” mund të na ndihmojë për të medituar më thellë dhe për t’i kthyer zemrat tona drejt Perëndisë, për të zbuluar se çfarë është më e rëndësishme në ketë jetë, sepse të gjitha gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që duan Perëndinë. (Rom.8:28) Me Perëndinë edhe në shkretëtirë mund të gjejmë jetën. Ai mund ta kthejë shkretëtirën në një vend të blertë dhe të freskët, ku nuk ka as dhembje, as lot dhe as hidhërim. Do të bëj – thotë Zoti – që të dalin lumenj mbi kodrat e zhveshura dhe burime në mes të luginave; do ta bëjë shkretëtirën pellgje uji dhe tokën e thatë burim ujërash. (Isaia 41:18)

LEXO EDHE:  Robbie Williams flirton me një 15-vjeçare, por pastaj kërkon falje

LEXO EDHE:  Autobusi përplaset me makinën/ Rrezikohen tre vajza

Ndonëse të ndarë fizikisht, le të qëndrojmë të bashkuar shpirtërisht dhe cilido, që mundet, le të ndihmojë të tjerët që janë në vështirësi, sepse, është dashuria dhe dhembshuria ajo që mund të na japë identitetin si të krishterë të vërtetë. Në këto ditë të vështira, le t’i kujtojmë dhe le të lutemi për të gjithë ata që po përballen me vuajtje të mëdha, madje edhe me vdekjen dhe për të gjithë ata që u shërbejnë atyre me devotshmëri. Le të mos lejojmë që frika të na dobësojë besimin dhe dëshpërimi të na ligështojë zemrat. Për të krishterët e hershëm, vuajtjet hapnin një shteg, për të përafruar jetën e tyre me atë të Krishtit, për të marrë pjesë në Kryqin e Tij, me shpresën e pjesëmarrjes në Ngjalljen e Tij. Le të kemi kurajë dhe shpresë, sepse ne kemi një Zot zemërdhembshur dhe mëshirëplotë, i Cili nuk na ka harruar dhe vazhdon të kujdeset për ne. Besimi ynë na mëson se fjala përfundimtare në histori nuk i përket errësirës, por dritës; jo vuajtjes, por shërimit dhe prehjes dhe jo vdekjes, por jetës.

Të dashur vëllezër dhe motra! Le t’i lutemi Krishtit të ngjallur, Mjekut tonë të trupit dhe shpirtit, me fjalët e shën Ambrozit: Kam gjetur një Mjek. Ai banon në qiell dhe e shpërndan shërimin e Tij në tokë. Vetëm ai mund të shërojë dhembjen time, Ai i cili nuk ka asnjë dhembje. Vetëm Ai, i Cili njeh gjithçka të fshehur, mund të shërojë dhembjen time, hidhërimin e zemrës sime, frikën e shpirtit tim – Jisu Krishti. Krishti është hir, Krishti është jetë, Krishti është Ngjallje. Amin.

Gëzuar dhe për shumë vjet Pashkët!

Mitropoliti i Korçës,
Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës
+ Joani

LEXO TE PLOTE