Connect with Us

Britania formon task-forcë për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit

Bota

Britania formon task-forcë për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit

Publikuar

-

Sekretari britanik për Biznes, Alok Sharma ka përsëritur se masat e izolimit në Britani do të vazhdojnë për të paktën tri javë, me qëllim të mbrojtjes së Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ai po ashtu ka njoftuar për krijimin e një “task-force për vaksinë” të drejtuar nga qeveria, e cila do të punojë në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave në Britani, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Ky ekip do të drejtohet nga shkencëtari, Patrick Vallance dhe shefi mjekësor, Jonathan van Tam.
Sharma ka thënë së qeveria “u ka dhënë dritën e gjelbër” 21 projekteve në vlerë të 14 milionë dollarëve për të punuar në këtë drejtim. Sipas tij, zyrtarët qeveritarë mund t’i shtojnë planit ekzistues edhe 250 milionë dollarë për të krijuar vaksinën.

LEXO EDHE:  300 viktima nga koronavirusi/ Danimarka rihap çerdhet dhe shkollat fillore

Megjithatë Sharma ka rikujtuar se vaksina është proces kompleks që mund të marrë shumë muaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pacienti i fundit del nga spitali/ Ja shteti që nuk ka tashmë asnjë rast me Covid-19

Publikuar

-

Nga

Pacienti i fundit del nga spitali/ Ja shteti që nuk ka tashmë asnjë rast me Covid-19

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me valën e dytë të Covid-19, në Australi ndodh krejt e kundërta.

Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.

Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.

Shtetet australiane morën masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen, raporton A2 CNN.

LEXO EDHE:  555 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ 72 raste të reja brenda 24 orëve

LEXO EDHE:  Si do të funksionojnë vaksinat anti-Covid? Ja përgjigjet e pyetjeve kryesore

Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

Publikuar

-

Nga

Kriza nga pandemia Covid/ Hoti prezanton paketën e re: 182 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi ditën e sotme se paketa për rimëkëmbjen ekonomike është 182 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetin social, Hoti shkruan se pavarësisht situatës së vështirë ekonomike gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke krijuar mundësinë që të qëndrojnë në treg.

Pako e re prej 182 mil eurove, për rimëkëmbje ekonomike! Përkundër situatës sfiduese në kohën që po përballemi me pandeminë Covid-19, megjithatë kemi siguruar funksionimin e shumicës së bizneseve.

Gjatë muajit tetor janë ndarë 87 milionë Euro, prej të cilave 60 milionë u janë ndarë komunitetit të biznesit, duke u ndihmuar atyre që të qëndrojnë në treg.

Sot, në takim virtual me anëtarët e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime në Kosovë, i cili ndërlidh aktivitetet e Qeverisë dhe adreson sfidat e sektorit privat, kam kërkuar që anëtarët e këtij këshilli të dakordohen për pakon e re për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumë prej 182 milionë euro, si dhe për një listë të reformave për një pako të re fiskale, të cilat pritet të finalizohen në fillim të vitit të ardhshëm”, shkruan Hoti./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Bota

Policia franceze shkatërron me forcë një kamp të migrantëve

Publikuar

-

Nga

Policia franceze shkatërron me forcë një kamp të migrantëve

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të migrantëve në Paris, duke u përplasur me migrantët dhe aktivistët.

Policia u përball me akuza për përdorim “skandaloz” të forcës së tepruar.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin “tronditëse” dhe urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë mbi veprimet e tyre.

Migrantët e pastrehë thonë se janë të detyruar të jetojnë në rrugë.

“Ata janë shumë të dhunshëm”, u ankua Shahbuddin, një migrant nga Afganistani, 34-vjeçar, që u citua nga agjencia e lajmeve AFP.

Kampi i ri u shfaq një javë pasi policia kishte shkatërruar një kamp më të madh, të paligjshëm të migrantëve, pranë stadiumit kombëtar francez në Parisin verior.

LEXO EDHE:  Do mbyllemi sërish?/ Rakacolli paralajmëron: Jemi afër vijës së kuqe!

LEXO EDHE:  “Sa lekë të dhanë që të thuash je me Covid?”/ Këngëtarja shqiptare “i përvishet” ndjekëses: Injorante

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka miratuar një politikë të ashpër ndaj migrantëve të parregullt, shumë prej të cilëve, përmes Francës e shohin destinacionin e tyre përfundimtar – Mbretërinë e Bashkuar.

Vendet evropiane që nga viti 2015 janë përballur me rritje të numrit të migrantëve kryesisht për shkak të luftës në Siri dhe konflikte të tjera. Shumë azilkërkues ende jetojnë në kushte të pasigurta në Evropë, të pastrehë dhe të papunë./rel

LEXO TE PLOTE