Connect with Us

Beteja me koronavirusin/ Gjata: Jemi më mirë se skenari më i mirë që kishim parashikuar

Shëndeti

Beteja me koronavirusin/ Gjata: Jemi më mirë se skenari më i mirë që kishim parashikuar

Publikuar

-

Doktor Arben Gjata, kreu i Task Forcës anti COVID-19, deklaron se vendi ynë është më mirë sesa skenari më i mirë që ishte parashikuar nga specialistët.

“Jemi më mirë sesa skenari më i mirë që kishim parashikuar. Në fillim të epidemisë, prisnim disa shifra të tjera, por falë masave dhe ndërgjegjësimit të popullatës, kemi shifra më të mira sesa parashikimet më pozitive që kemi patur”, theksoi Gjata në një lidhje direkte me “Ditari” në A2.

Por, sipas tij, njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe të mos u rikthehen ende vizitave nëpër shtëpi apo pjesëmarrjeve nëpër funerale.

LEXO EDHE:  Kriza e Coronës/ Europol paralajmëron: Bëni kujdes, mashtruesit po bëjnë biznes

“Ajo që kanë në dorë qytetarët është distancimi social dhe ruajtja e higjienës personale. Para se të nisim hapjen, qytetarët duhet të jenë super të ndërgjegjësuar për ruajtjen e distancimit social”, nënvizoi Gjata.
Sipas tij, “të dhënat tregojnë se sot kemi ¼ e dy spitaleve me pacientë të shtruar”, por u shpreh se rihapja e aktiviteteve mund të japë një goditje më të rëndë sesa goditja e parë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Publikuar

-

Nga

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu tha se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte.

“Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.”

LEXO EDHE:  “Keqmenaxhimi i situatës ndaj Covid/ Faqja amerikane, parashikim apokaliptik për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Lakuriqi i natës transmetues i koronavirusit?/ Pipero: Është akuzuar një kafshë tjetër për Covid-19

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Nga

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  “Rezistencë! Rama: Sa më fort të shtrëngohemi aq më shpejt mund të fillojmë të dalim

LEXO EDHE:  Lakuriqi i natës transmetues i koronavirusit?/ Pipero: Është akuzuar një kafshë tjetër për Covid-19

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka krijuar një panel për të rishikuar përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare në Gjenevë, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-ministrja e Shëndetësisë në Zelandën e Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, do të bashkudhëheqin panelin shqyrtues, i cili do të quhet Paneli për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Tedros tha se kjo është koha “për vetëreflektim, për të parë botën ku jetojmë dhe për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll”.

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Lakuriqi i natës transmetues i koronavirusit?/ Pipero: Është akuzuar një kafshë tjetër për Covid-19

OBSH-ja është përballur me kritika, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, se ka qenë e ngadalshme në reagim, pas shpërthimit të koronavirusit fillimisht në Kinë, dhe se ka qenë shumë e afërt me Qeverinë kineze. Paneli i OBSH-së do të rishikojë jo vetëm reagimin e kësaj organizate, por edhe të vendeve të veçanta. Këtë javë, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të lënë OBSH-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE