LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja me Covid-19/ Aplikacioni që do të gjurmojë të infektuarit në Itali

17 Prill 2020, 12:37, Kosova & Bota CNA
Beteja me Covid-19/ Aplikacioni që do të gjurmojë të

Italia është vendi që po vuan më shumë pasojat e koronavirusit në Europë, ku janë shënuar me mijëra viktima.

Megjithatë duket se situata po shkon drejt përmirësimit, ndërsa së fundi është vendosur të përdoret një aplikacion për të gjurmuar të infektuarit.

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte ka firmosur tashme kontratën me kompaninë projektuese ?Bending Spuns?.

Autoritetet shëndetësore në Itali, thonë se aplikacioni i gjurmimit të rasteve të infektuar do të jetë mjaftë i rëndësishëm për Fazën 2 të emergjencës nga koronavirusi.

?Immuni? fillimisht do ekperimentohet në disa rajone, kryesisht në very të vendit dhe më pas do të aplikohet në të gjithë Italinë.

Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano ka thënë se aplikacioni për gjurmimin e kontaktit nuk ka për qëllim gjeolokimin, por rindërtimin e çdo kontakti mes njerëzve.

Aplikacioni regjistron sinjalet e afërsisë falë Bluetooth dhe ëi-fi, dhe paralajmëron ata që kanë rënë në kontakt me një person që është pozitiv nga Covid-19.

Lajmet e fundit nga