Connect with Us

“Askush nuk do të tolerohet më”/ Rama për faljen e gjobave: Ata që u nxituan meritojnë një shans të dytë

Sociale

“Askush nuk do të tolerohet më”/ Rama për faljen e gjobave: Ata që u nxituan meritojnë një shans të dytë

Publikuar

-

Kryeminitri Edi Rama ka ripërsëritur faktin se gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t’u kthehen të ndëshkuarve.

Rama thekson se “kjo nuk do të thotë se ata nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!”

“Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    19 Prill, 2020 at 8:45 pm

    Ate qe nuk thuhet ke per ti hanger

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto-Gjahtarët shfrytëzojnë situatën nga Covid-19/ Nuk kursejnë çiftet për kafshët dhe shpendët e rralla

Publikuar

-

Nga

Teksa vendi vijon të jetë i izoluar për shkak të koronavirusit, gjahtarët e kaë shfrytëzuar këtë situatë për të vrarë kafshë dhe shpendë të rralla.

Mjaft gjahtarë të paligjshëm kanë marrë armët e tyre dhe i janë drejtuar zonave të ndryshme për të ushtruar aktivitetin e tyre të pashqetësuar.

Ndërkohë, kanë qenë vetë gjahtarët ata që kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale këtë aktivitet të paligjshëm duke ju “mburur” miqve. Në fotot që ka publikaur gazeta “TemA”, në shënjestër të kësaj masakre ka qenë edhe një Kojlik i zi (Pl.falcinellus) që është jo vetëm në rrezik zhdukje, por gjithashtu i përket konventes AEËA të firrmosur nga 79 shtete të Europës dhe Afrikës (kontinente të cilat ky zog viziton përgjat vitit), konventë të cilën e ka rmosur edhe Shqipëria prej vitit 1999.

LEXO EDHE:  Zvarritja e KLP -së/ Kryemadhi: Shoqëria civile e varur nga Kryeministri

LEXO EDHE:  Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë ka një afat 5 vjeçar dhe pritet të përfundojë në vitin 2021, ndërsa ka si qëllim mbrojtjen dhe shtimin e faunës së egër. Ndërkohë, këta gjahtarë duket se po penalizojnë shtimin përmes masakrës që po shkaktojnë me armët e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ishin bllokuar në Milano/ Mbërrin në Rinas avioni me 134 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Rinas avioni me 134 shtetas shqiptarë në kuadër të operacionit të riatdhesimit si pasojë e COVID-19.

Avioni i “AirAlbania” rreth orës 20 :15 të mbrëmjes së sotme ka sjellë në Shqipëri 134 shqiptarë nga Milano, të cilët do të transportohen më pas në dy hotelet karantinë në Durrës, ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Deri më tani janë afro 150 persona të riatdhesuar përfshi studentët shqiptarë të mbetur në Turqi si dhe afro 110 shtetas pasditen e djeshme nga Roma, të cilët aktualisht janë vendosur në hotelet e Durrësit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gati vërtetimi online për bizneset”/ Rama sqaron dhe paralajmëron përdoruesit

Publikuar

-

Nga

Kryeminsitsri Edi Rama bën me dije se është gati vërtetimi në e-albania për të gjitha bizneset e miratuara për hapje nga Ministria e Shëndetësisë.

Rama thekson se ky vërtetim duhet të jetë i disponueshëm nga e marta e tutje, në mjedisin e biznesit kur zhvillohet një procedurë kontrolli.

“Bizneset e hapura të zbatojnë përpikmërisht protokollin e sigurisë që është i publikuar në e-Albania sipas kategorisë përkatëse

* Nëse nuk keni një llogari ekzistuese të biznesit tuaj në e-albania, lutemi të kryeni hapjen e saj duke u identifikuar si Administrator me kredencialet tuaja.
Klikoni butonin Regjistro një biznes.
Plotësoni të dhënat që Ju kërkohen.

Për të gjeneruar vërtetimin, mjafton të identifikoheni në llogarinë e biznesit në e-albania me nipt-in tuaj dhe të përzgjidhni shërbimin “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Ngjela zbulon dy “kokat” që kërkon BE  

LEXO EDHE:  Zvarritja e KLP -së/ Kryemadhi: Shoqëria civile e varur nga Kryeministri

Pasi të klikoni butonin “Përdor”, menjëherë në ekran do t’ju shfaqen të dhënat e biznesit tuaj dhe mesazhi nëse subjekti Juaj lejohet ose jo të ushtrojë aktivitetin në këtë periudhë.

Klikoni butonin “Dërgo” dhe vërtetimi do të vijë menjëherë në adresën e email-it të biznesit që është regjistruar në platformën e-albania.

Para se të mbyllni dritaren e konfirmimit në e-albania, lutemi të lexoni me vëmendje protokollin e sigurisë, që duhet të zbatojnë bizneset e hapura.

Ruani veten, punonjësit Tuaj dhe konsumatorin!

Përdorni e-Albania

Mosdisponimi i vërtetimit si biznes i miratuar nga ministria e shëndetësisë apo moszbatimi i protokollit përkatës të sigurisë, sjellin pasoja administrative dhe penale”, shkruan Rama në një postim të rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE