LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Tentoi të vetëmbytej në det/ Policia shpëton 40 vjeçaren në Vlorë

16 Prill 2020, 16:17, Kronika CNA
Video-Tentoi të vetëmbytej në det/ Policia shpëton 40

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit.

Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.

Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

Lajmet e fundit nga