Connect with Us

Video/ I veshur sportiv, me armë me vete. Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Selmanit

Kronika

Video/ I veshur sportiv, me armë me vete. Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Selmanit

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e Ilir Selmanit të dyshuarit kryesor si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Selmani lëvizte i armatosur dhe në momentin e arrestimit iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.  Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit.  Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Endri Keko”, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak. Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njoftojnë uniformat blu.

TiranëFinalizohet operacioni policor i koduar "Gjurmimi", për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.Operacioni, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Finalizimi i operacionit, pas një pune disajavore, me metoda speciale të hetimit. Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit S. M., ndodhur në gusht të vitit 2019.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, gjatë mesditës së sotme kanë finalizuar operacionin të koduar "Gjurmimi", në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën "Endri Keko", u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit Ilir Selmani, 35 vjeç, banues në Tiranë.Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.Shtetasit Ilir Selmani, në momentin e kapjes nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.Ky shtetas është një nga personat e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 27.08.2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi S. M. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe aktivitetit kriminal të shtetasit Ilir Selmani. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 16. April 2020

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Divjakë ka ndodhur pasditen e sotme ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar, Arben Sina dhe pasagjeri i tij.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.

Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Berat/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e shkrumbuar

Publikuar

-

Nga

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i një shtëpie natës së kaluar në lagjen “Muzakaj”, në Berat.

Është bërë me dije se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Pak orë më parë është gjendur mes shkrumbëve edhe trupi i pajetë i 61-veçarit Jovan Vangjeli./CNA.al

LEXO TE PLOTE