LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbulon çmimin/ Ja sa do të kushtojë fluturimi për riatdhesime dhe akomodimi në hotel

16 Prill 2020, 08:01, Sociale CNA
Rama zbulon çmimin/ Ja sa do të kushtojë fluturimi për

Kryeministri Edi Rama ka treguar se sa do të kushtojnë paketat e udhëtimit për shqiptarët që do të riatdhesohen duke filluar nga e shtuna në vendin tonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Gjithashtu kreu i qeverisë zbulon se paketat do të fillojnë nga 100 euro, ndërsa akomodimi në hotel do të jetë 21 euro dita, por sipas tij 14 euro do t’ja mbulojë qeveria.

“Paketa do të jetë 100? për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21? në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14? do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standartet anticovid19, ndërsa vetëm 7? do të paguhen nga personi për ushqimin..

Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme e falenderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë.

Çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”, nënvizon Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga