Kronika
Policia ndjek 5 kilometra “Audin”/ Arrestohet 47-vjeçari me pistoletë e municion

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Durrës që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe municion luftarak.
Blutë bëjnë me dije se kishin marrë informacione në rrugë operative se një person qarkullonte me armë zjarri dhe organizuan punën për bllokimin e mjetit dhe të personit që dyshohej se qarkullonte me armë.
Pasi e konstatuan në lëvizje të sheshi “Pranvera”, në Durrës punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për ndalim. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar urdhrin e dhënë dhe është larguar me shpejtësi, por pas 5 km ndjekje nga ana e Policisë është bërë e mundur që në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, të bllokohej mjeti tip Audi që drejtohej nga shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
Pas kontrollit të ushtruar u konstatua se në sediljen e pasme ndodhej një çantë krahu brenda së cilës ndodhej një pistoletë tip “TT” dhe një krehër me 7 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...