LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pipero: Ja si ndikon karantina e gjatë në shëndetin e qytetarëve

16 Prill 2020, 21:29, Lifestyle CNA
Pipero: Ja si ndikon karantina e gjatë në shëndetin e

Në kohën kur Shqipëria ka më shumë se një muaj në izolim, mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se si ndikon karantina në shëndetin e qytetarëve.

Pipero tha se kjo situatë ka shtuar frikën e qytetarëve, ankthin, stresin dhe pagjumësinë. Më tej, ai foli edhe për ecurinë e koronavirusit në vendin tonë, për të cilën deklaron se shifrat janë ulur.

“Ecuria e kësaj epidemia ka qenë dhe vazhdon e butë. Ka disa indikatorë të rëndësishëm për ecjen e kurbës. E kam thënë dhe herë të tjera, unë ja dedikoj kryesisht vendimeve të marra nga qeveria por edhe respektimit optimal të këshillave nga qytetarët. Në opinionin tim ecuria jo vetëm ka qenë e butë por besoj se gjysmën e saj e kemi kaluar. Tashmë jemi në pjesën e dytë por po ashtu ka problemet e tij dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Në fund të prillit nga data 24-25 ne kemi pasur numrin më të lartë të rasteve të reja por edhe më të lartë të personave të shtruar në spital. Po të shikojmë shifrat, vihet re që kurba ka rënë”, nënvizoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga