LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përballja e vështirë me koronavirusin/ BE i kërkon falje Italisë

16 Prill 2020, 15:06, Kosova & Bota CNA
Përballja e vështirë me koronavirusin/ BE i kërkon falje

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ofruar ?kërkim-falje të thellë? për lënien e Italisë vetëm gjatë luftimit të koronavirusit.

?Po, është e vërtetë se asnjëri nuk ka qenë i përgatitur për këtë. Është po ashtu e vërtetë se shumë prej nesh nuk kemi qenë afër Italisë për t?i zgjatur dorën krejt në fillim. Pra po, për këtë duhet që Evropa si tërësi të ofrojë kërkim-falje të thellë, ka thënë ajo para Parlamentit Evropian të enjten.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në Itali kanë humbur jetën më shumë se 21,000 persona.

Në kohën kur Italia ka luftuar shpërthimin e virusit në fillim të muajit mars, Franca dhe Gjermania patën vënë kufizime në eksportin e maskave për fytyrë, pavarësisht paralajmërimeve nga Komisioni Evropian se veprime të tilla mund të dëmtojnë përgjigjjen kolektive ndaj sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi./CNA.al

Lajmet e fundit nga