LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ndryshohet Kodi Penal sa herë do kryeministri”/ Hajdari liston arsyet pse votoi kundër

16 Prill 2020, 20:12, Politikë CNA
“Nuk ndryshohet Kodi Penal sa herë do kryeministri”/ Hajdari

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, në një lidhje e me ?Open? ka listuar aryset se pse votoi kundër ndryshimeve sot në Kodin Penal.

?Jam shumë krenare që isha e vetmja deputete që isha kundër amendime të Kodit Penal, përfshirë dhe ndryshimeve që bëri Presidenti.

Ka disa arsye: Duhet marrë parasysh që në kohën që jemi tani, masat janë tepër të rëndësishme, por fakti që thuhet që ka boshllëk për nuk është e vërtëtë. Ne kemi një ligj të posacëm për parandimin e përhapjes së infeksioneve. Ne momntin që ky ligj bëhet aktiv, qeveria ka të drejtë të kufizoje të drejta të individit. Prandaj, ne nuk është se nuk e kemi këtë hapsirë ligjore.

Kemi po ashtu një gjendje jo të zakonshme, pra jemi në fatkeqësi natyre, dhe për këtë Kushtetuta liston disa të drejta që mund të kufizohen, që kanë të bëjnë dhe me lëvizjen e personave.

Duhet kuptuar që Kodi Penal, që për ata që janë jurist, nuk mund të ndryshohet kaq shpesh, ndodh një herë në 30 vite dhe jo sa herë do kryeministri i Shqipërisë.

Ka patur ndryshime të Kodit Penal, sa herë do kryeministri, pa u konsultuar me juristë dhe ekspertë.

Nëse ne ndryshojmë Kodin Penal, duhet të kemi raste individësh që e thyejnë. Nëse ndryshojmë Kodin Penal për pandeminë dhe nuk kemi asnjë rast që e ka thyer këtë rregull, pse e bëjmë këtë”, shtoi Hadari me tej./CNA.al

Lajmet e fundit nga