Connect with Us

“Një shenjë e mire”/ Manastirliu: Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve

Shëndeti

“Një shenjë e mire”/ Manastirliu: Numri i të shëruarve ka kaluar numrin e të infektuarve

Publikuar

-

Shifrat e larta nga Covid-19/ Manastirliu tjetër mesazh për të rinjtë: Jeni ju të parët…

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 24 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Por, përpos rasteve të reja të të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shëruar 26 persona, gjysma e të cilëve nga të prekurit në Shkodër.

“26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve në Shkodër. Lajm inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e të infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit, megjithatë, ende nuk është koha për bilance se nuk jemi në kushtet kur lufta ka mbaruar!”, shkruan Manastirliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Ja sa vaksinime janë kryer nga fillimi i fushatës ndaj Covid

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar shifrat e vaksinimeve që janë zhvilluar deri me tani.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu shprehet se nga nisja fushates janë kryer 650 mijë vaksinime ndërsa  procesi do të vijojë deri në arritjen e objektivit për 1 milion.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në vend u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja.

LEXO EDHE:  Publikohet një listë me emra të testuarish për koronavirus/ Ministria: Do fillojmë hetim administrativ

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt mbylljes totale?/ Manastirliu tregon se çfarë pritet javët e ardhshme

Ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Publikuar

-

Nga

Alimehmeti jep lajmin e mirë/ “Pandemia drejt shuarjes”

Eksperti epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se ka ardhur koha që disa masa kufizuese kundër Covid-19 të rishikohen menjëherë, duke nisur nga heqja e maskës në rrugë, mjafton që të respektohet distancimi social.

Epidemiologu në një intervistë për Bw, thotë se Shqipëria nuk do të përjetojë më valë të reja të COVID-19 si ato që u regjistruan në muajt dhjetor 2020 dhe shkurt 2021.

Ai shprehet se imunizimi i tufës nuk duhet marrë si mekanizëm mbrojtje ndaj personave të pavaksinuar dhe që nuk e kanë kaluar COVID-in, për aq kohë sa virusi COVID-19 do të jetë në qarkullim./CNA.al

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt mbylljes totale?/ Manastirliu tregon se çfarë pritet javët e ardhshme

LEXO EDHE:  Shënohet viktima e parë e koronavirusit jashtë Kinës

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Situata drejt normalizimit/ Vijon ulja e rasteve të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,964 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë, ndërsa është regjistruar dhe 1 viktimë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Koronavirusi!/ Rama apel të fortë të rinjve: Shmangni clubet e natës, kujdesuni për gjyshërit!

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Rama në ambientet e “spitalit të ri të luftës”

Statistika (14 Maj 2021)
Raste të reja ditore 49
Të shëruar në 24 orë 983
Të shtruar në spitale 84
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495
Raste pozitive 131,939
Raste të shëruara 122,105
Raste Aktive 7,407
Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,905
Shkodër 266
Fier 179
Korçë 214
Gjirokastër 196
Durrës 117
Vlorë 147
Elbasan 116
Lezhë 101
Berat 82
Kukës 45
Dibër 39

LEXO TE PLOTE