LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më mirë të të zërë virusi se pushteti”/ Ironizon Manjani: Rregulli i qeverisë lesh e li

16 Prill 2020, 14:09, Politikë CNA
“Më mirë të të zërë virusi se

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me masat e marra nga qeveria si dhe ndëshkimet ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e vendosura për shkak të COVID-19.

Manjani, duke u bazuar tek të dhënat e fundit, thekson se rregulli i virusit është i qartë: Nëse infektohesh do shërohesh.

?Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit:
COVID 19 infektoi 24 persona dhe lëshoi si të shëruar 26 të tjerë. Rregulli i virusit është shumë i qartë: nëse infektohesh do shërohesh. Pushteti i Surrelit dënoi 600 kalimtarë,217 drejtues mjetesh,7 të arrestuar. Rregulli i pushtetit lesh e li. Ç?thonë në mëngjes e mohojnë në drekë.
Pra më mirë të të zërë virusi se pushteti. Me kë po luftojmë?! Me virusin apo njëri-tjetrin?!!
Ndërkohë gjykata(shteti), është pushim?
#tënarrojëkëshilliisigurisëkombëtare!?, shkruan Manjani në një potim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga