Connect with Us

Kriza nga Covid-19/ Zhupa: Po tallen me biznesin e vogël, mbështesin oligarkët

Ekonomi

Kriza nga Covid-19/ Zhupa: Po tallen me biznesin e vogël, mbështesin oligarkët

Publikuar

-

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë e tallja me bizneset është e dukshme pasi paketa ekonomike e qeverisë nuk garanton asgjë që bizneset t`i mbijetojnë krizës.

Sipas saj, bizneset janë të detyruar t`i paguajne gjithcka shtetit, i cili nuk ju hoqi asnjë detyrim.

“Bizneset duhet t`i paguajnë edhe bashkive detyrimet, konkretisht në Tiranë është pezulluar vetëm taksa e hapësirës publike dhe ndërkohë gjithë të tjerat janë të detyrueshme për tu paguar.
Një biznes i vogël në Tiranë, që në rastin më të mirë, të dy punonjësit arrijnë të paguhen nga qeveria përseri është i zhytur në detyrime edhe pamundësi për të paguar. Ndërkohë që duhet të kujtojmë që një pjesë e mirë e biznesve as këtë nuk e përfitojnë!
Për të dy të punësuar qeveria do t`i jap sipas premtimit 52.000 mije. Ndërsa biznesi ka ende për të paguar 111.500 lekë detyrime. Te ardhurat që ka marr biznesi janë 0 lek”, shkruan Zhupa.

Ajo thekson biznesi ka nevojë për mbështetje dhe se ekonomia po shkatërrohet ndërsa qeveria po ruan vetëm interesat e nje grushti oligarkesh./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Kriza e Covid zgjeron me 153% deficitin buxhetor në mars/ Shpenzimet u rritën me 5%

Publikuar

-

Nga

Kriza që ka krijuar pandemia Covid në gjatë gjysmës së dytë të muajit  mars nuk ka ushtruar presion mbi rritjen e shpenzimeve buxhetore, pasi pagesat për paketën e parë të ndihmës kanë nisur në fillim të prillit.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave në muajin mars 2020 shpenzimet buxhetore ishin 5 për qind më të larta se në marsin e vitit 2019, ose 1,6 miliardë lekë (13,4 mln euro) më shumë.

Për shkak të dobësive në të ardhura, deficiti buxhetor është zgjeruar me shpejtësi në muajin mars. Hendeku ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte -5,9 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 153 për qind në krahasim me marsin  e vitit 2019.

Rritja e shpenzimeve në muajin mars u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat u rriten me 135 për qind në raport me marsin e vitit të kaluar. Fondi i shpenzuar për investime kapitale arriti në 8,1 miliardë lekë nga vetëm 3.4 miliardë lekë të shpenzuara në marsin e vitit 2018. Shpenzimet kapitale u përshpejtuan në mars të 2020 pas dobësive të theksuara që ky zë pati në dy muajt e parë ku u alokuan gjithsej 3,1 miliardë lekë.

Të gjitha zërat e tjerë të shpenzimeve kanë qenë më rënie. Rënien me të madhe në vlerë e kanë shënuar shpenzimet për personelin me 2,9 miliardë lekë më pak, ose 9 % më të ulëta se në vitin 2019. Ulja e shpenzimeve në këtë zë u nxit nga masat e qeverisë për përgjysmim e pagave të larta në pozicione drejtuese të administratës. Kjo masë çoi në uljen e shpenzimeve korente me 5 për qind ose 1,6 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Deputeti i mazhorancës bën “mea cupla” / Nuk kemi sjellë ndryshimin që pritej

LEXO EDHE:  Kërkesat e studentëve/ Rama: Qeveria nuk është magazinë

Shpenzimet për interesat e borxhit shënuan ecuri pozitive, pasi në mars 2020 ishin 9% më të ulta se marsi 2019.

Shpenzimet operative gjithashtu ishin 6 për qind më të ulëta se një e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë marsit janë ulur edhe shpenzimet buxhetore për sigurime shoqërore dhe shëndetësore me 1,7 miliardë lekë ose 12 për qind më të ulëta se në marsin e vitit 2019.

Shpenzimet për buxhetin vendor shënuar gjithashtu ulje me 17 për qind, teksa shpezimet socuiale që lidhen em pagesat e papunëisë dhe ndihmën ekonomike pësuan rritje me 4 për qind.

Të ardhurat në mars ranë me 19%

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ekonomitë tona do të goditen më rëndë”/ Majlinda Bregu: Humbjet e mëdha do jenë në turizëm

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ngriti alarmin se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të goditen edhe më rëndë.

Ajo foli për ndihmën e Bashkimit Europian, për të cilin tha se për herë të parë që nga viti 2002 i ka dhënë akses vendeve tona.

“Shqipëria pati dy ngjarje të njëpasnjëshme. Edhe nëse do të kishim qenë një vend me të ardhura më të mëdha do të ishim vënë në vështirësi. Situata me pandeminë ishte më ndryshe se ajo nga tërmeti, pasi përfshirja ishte shumë herë më e madhe. Kjo krizë do të jetë një leksion i madh edhe për BE-në. Për herë të parë nga viti 2002, i është dhënë akses vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e këtij fondi të solidaritetit, i cili është 800 milionë euro. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Ekonomitë tona do të goditen më rëndë. Humbjet do të jenë të mëdha, sidomos nga turizmi”, u shpreh Bregu në një lidhje me A2.

Për lëvizjen e mallrave, ajo tregoi se nuk është shkëputur ndonëse ka pasur probleme.

LEXO EDHE:  Deputeti i mazhorancës bën “mea cupla” / Nuk kemi sjellë ndryshimin që pritej

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/ Meta: Shkarkimet nuk zgjidhin gjë

“Ne nuk jemi të shkëputur. Kufijtë tanë ndahen me vende anëtare të BE-së. Situata para një muaji ishte kaotike dhe për ne ishte shumë e vështirë për të gjetur rrugë për të lehtësuar qarkullimin e mallrave. Ka pasur probleme. Ka pasur radhë 60 kilometra për 250 kilometra rrugë. Në Merdarë ka pasur problem jo vetëm me shoferët kosovarë, por edhe me ata nga vendet anëtare. Kemi pasur problem me kufizimin e orarit. U deshën dy javë përpjekje intensive dhe sot situata është normalizuar. Ne marrim informacion nga çdo vend për të parë se si lëviz ecuria. Sot flasim për një qarkullim normal. Veçanërisht, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë funksionojnë normalisht me rajonin”, nënvizoi sekretarja e Bashkëpunimit Rajonal./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ekonomia po frenohet nga masat e qeverisë”/ Arben Shkodra: Mbi 70% e sipërmarrjes do humbë punën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra ka folur për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Shkodra kritikoi masat e qeverisë, për të cilat tha se po dëmtojnë sipërmarrësit dhe punëdhënësit.

Ai kërkoi që qeveria të marrë masa mbrojtëse qoftë për shëndetësinë, qoftë për pensionistët, qoftë edhe për të papunët.

“Ekonomia po frenohet për shkak të masave që po merr qeveria. Pandemia nuk duhet t’i bëjë keq punëmarrësit. Masat shumë mirë që u morrën por duhet të ishin edhe masa lehtësuese që rikthimi të ishte një rikthim normal jo nga fillimi se disa sipërmarrje qoftë tregun e brendshëm, qoftë tregun e  jashtëm e kishin kapur me zor”, tha përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve në një lidhje me emisionin “Top Talk”.

Ai theksoi se kjo është një krizë dhe emergjencë globale, e cila është përballuar në mënyra të ndryshme nga shtete të ndryshme, ndërsa dha disa propozime.

“Te ne pandemia u përballua me problemet e veta. Ne duhet t’i japim bizneseve oksigjenin e nevojshëm. Kërkojmë qartësi njëherë e mirë. Ne nuk po shohimm një skenar. Ata duhet të kishin bërë një studim ku të thonin i dashur sipërmarrës ndikimi do të jetë X.

LEXO EDHE:  ‘Kush janë oligarkët pranë PD-së?’/ Ja si përgjigjet Basha

LEXO EDHE:  Ramës nuk i del inati/ Tallet sërish me Palokën

Mbi 70% e sipërmarrjes do humbin punën. Mbi 70% e sipërmarrjes po heq punëtorët nga puna qoftë edhe pjesë pjesë. Qeveria duhet të marrë masa për ta normalizuar ekonominë. Propozimet duhet të jenë afatshkurtra. Duhet qartësi, masat të jenë të shkruara mira. Duhet folur e dialoguar dhe negocuar me grupet e interesit. Ne kemi kërkuar takim dhe jemi kontaktuar që në ditën e dytë dhe të tretë ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrin Shalsi, me ministren Denaj dhe kemi zgjidhur shumë probleme. Kemi pasur komunikim dhe me ministrin Ahmetaj, ne kërkojmë ulje teknike në tryezë për të diskutuar për aktet që duhet të dalin dhe jo të shfaqim problemet tona pasi të dalin aktet”, nënvizoi Shkodra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE