Connect with Us

Kriza e Covid zgjeron me 153% deficitin buxhetor në mars/ Shpenzimet u rritën me 5%

Ekonomi

Kriza e Covid zgjeron me 153% deficitin buxhetor në mars/ Shpenzimet u rritën me 5%

Publikuar

-

Kriza që ka krijuar pandemia Covid në gjatë gjysmës së dytë të muajit  mars nuk ka ushtruar presion mbi rritjen e shpenzimeve buxhetore, pasi pagesat për paketën e parë të ndihmës kanë nisur në fillim të prillit.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave në muajin mars 2020 shpenzimet buxhetore ishin 5 për qind më të larta se në marsin e vitit 2019, ose 1,6 miliardë lekë (13,4 mln euro) më shumë.

Për shkak të dobësive në të ardhura, deficiti buxhetor është zgjeruar me shpejtësi në muajin mars. Hendeku ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve ishte -5,9 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 153 për qind në krahasim me marsin  e vitit 2019.

Rritja e shpenzimeve në muajin mars u udhëhoq nga rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat u rriten me 135 për qind në raport me marsin e vitit të kaluar. Fondi i shpenzuar për investime kapitale arriti në 8,1 miliardë lekë nga vetëm 3.4 miliardë lekë të shpenzuara në marsin e vitit 2018. Shpenzimet kapitale u përshpejtuan në mars të 2020 pas dobësive të theksuara që ky zë pati në dy muajt e parë ku u alokuan gjithsej 3,1 miliardë lekë.

Të gjitha zërat e tjerë të shpenzimeve kanë qenë më rënie. Rënien me të madhe në vlerë e kanë shënuar shpenzimet për personelin me 2,9 miliardë lekë më pak, ose 9 % më të ulëta se në vitin 2019. Ulja e shpenzimeve në këtë zë u nxit nga masat e qeverisë për përgjysmim e pagave të larta në pozicione drejtuese të administratës. Kjo masë çoi në uljen e shpenzimeve korente me 5 për qind ose 1,6 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

Shpenzimet për interesat e borxhit shënuan ecuri pozitive, pasi në mars 2020 ishin 9% më të ulta se marsi 2019.

Shpenzimet operative gjithashtu ishin 6 për qind më të ulëta se një e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë marsit janë ulur edhe shpenzimet buxhetore për sigurime shoqërore dhe shëndetësore me 1,7 miliardë lekë ose 12 për qind më të ulëta se në marsin e vitit 2019.

Shpenzimet për buxhetin vendor shënuar gjithashtu ulje me 17 për qind, teksa shpezimet socuiale që lidhen em pagesat e papunëisë dhe ndihmën ekonomike pësuan rritje me 4 për qind.

Të ardhurat në mars ranë me 19%

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në mars u mblodhën nga tatimet e doganat 30 miliardë lekë, nga rreth 37 miliardë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie me rreth 19%. Në vlerë absolute janë rreth 6.9 miliardë lekë (56 milionë euro), të mbledhura më pak në krahasim me marsin 2019./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

“Ekonomitë tona do të goditen më rëndë”/ Majlinda Bregu: Humbjet e mëdha do jenë në turizëm

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ngriti alarmin se ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të goditen edhe më rëndë.

Ajo foli për ndihmën e Bashkimit Europian, për të cilin tha se për herë të parë që nga viti 2002 i ka dhënë akses vendeve tona.

“Shqipëria pati dy ngjarje të njëpasnjëshme. Edhe nëse do të kishim qenë një vend me të ardhura më të mëdha do të ishim vënë në vështirësi. Situata me pandeminë ishte më ndryshe se ajo nga tërmeti, pasi përfshirja ishte shumë herë më e madhe. Kjo krizë do të jetë një leksion i madh edhe për BE-në. Për herë të parë nga viti 2002, i është dhënë akses vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e këtij fondi të solidaritetit, i cili është 800 milionë euro. Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Ekonomitë tona do të goditen më rëndë. Humbjet do të jenë të mëdha, sidomos nga turizmi”, u shpreh Bregu në një lidhje me A2.

Për lëvizjen e mallrave, ajo tregoi se nuk është shkëputur ndonëse ka pasur probleme.

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

LEXO EDHE:  Foto-lajm/ Tregu Çam si asnjëherë më parë

“Ne nuk jemi të shkëputur. Kufijtë tanë ndahen me vende anëtare të BE-së. Situata para një muaji ishte kaotike dhe për ne ishte shumë e vështirë për të gjetur rrugë për të lehtësuar qarkullimin e mallrave. Ka pasur probleme. Ka pasur radhë 60 kilometra për 250 kilometra rrugë. Në Merdarë ka pasur problem jo vetëm me shoferët kosovarë, por edhe me ata nga vendet anëtare. Kemi pasur problem me kufizimin e orarit. U deshën dy javë përpjekje intensive dhe sot situata është normalizuar. Ne marrim informacion nga çdo vend për të parë se si lëviz ecuria. Sot flasim për një qarkullim normal. Veçanërisht, pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë funksionojnë normalisht me rajonin”, nënvizoi sekretarja e Bashkëpunimit Rajonal./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

“Ekonomia po frenohet nga masat e qeverisë”/ Arben Shkodra: Mbi 70% e sipërmarrjes do humbë punën

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra ka folur për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Shkodra kritikoi masat e qeverisë, për të cilat tha se po dëmtojnë sipërmarrësit dhe punëdhënësit.

Ai kërkoi që qeveria të marrë masa mbrojtëse qoftë për shëndetësinë, qoftë për pensionistët, qoftë edhe për të papunët.

“Ekonomia po frenohet për shkak të masave që po merr qeveria. Pandemia nuk duhet t’i bëjë keq punëmarrësit. Masat shumë mirë që u morrën por duhet të ishin edhe masa lehtësuese që rikthimi të ishte një rikthim normal jo nga fillimi se disa sipërmarrje qoftë tregun e brendshëm, qoftë tregun e  jashtëm e kishin kapur me zor”, tha përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve në një lidhje me emisionin “Top Talk”.

Ai theksoi se kjo është një krizë dhe emergjencë globale, e cila është përballuar në mënyra të ndryshme nga shtete të ndryshme, ndërsa dha disa propozime.

“Te ne pandemia u përballua me problemet e veta. Ne duhet t’i japim bizneseve oksigjenin e nevojshëm. Kërkojmë qartësi njëherë e mirë. Ne nuk po shohimm një skenar. Ata duhet të kishin bërë një studim ku të thonin i dashur sipërmarrës ndikimi do të jetë X.

LEXO EDHE:  Italia në panik/ I gjithë vendi shpallet “zonë e kuqe”

LEXO EDHE:  “Litari është tendosur fort dhe po i del shpirti”/ Eksperti i ekonomisë leksion Ramës: Si duhet të menaxhohet situata

Mbi 70% e sipërmarrjes do humbin punën. Mbi 70% e sipërmarrjes po heq punëtorët nga puna qoftë edhe pjesë pjesë. Qeveria duhet të marrë masa për ta normalizuar ekonominë. Propozimet duhet të jenë afatshkurtra. Duhet qartësi, masat të jenë të shkruara mira. Duhet folur e dialoguar dhe negocuar me grupet e interesit. Ne kemi kërkuar takim dhe jemi kontaktuar që në ditën e dytë dhe të tretë ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrin Shalsi, me ministren Denaj dhe kemi zgjidhur shumë probleme. Kemi pasur komunikim dhe me ministrin Ahmetaj, ne kërkojmë ulje teknike në tryezë për të diskutuar për aktet që duhet të dalin dhe jo të shfaqim problemet tona pasi të dalin aktet”, nënvizoi Shkodra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Banka e Shqipërisë analizon ndikimin e COVID-19/ Do prekë të gjithë, veç sektorëve jetikë

Publikuar

-

Nga

Në raportin e radhës të stabilitetit financiar, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar efektet që pandemia aktuale e koronavirusit mund të ketë mbi ekonominë dhe stabilitetin e sistemit financiar.

Kjo pandemi dhe masat e marra nga Qeveria për mbrojtjen e jetës së shtetasve dhe eliminimin në një kohë sa më të shkurtër të emergjencës së koronavirusit, shoqërohen pashmangshmërisht me ndryshime të aktiviteteve që kryejmë në jetën e përditshme. Këto ndryshime përfshijnë edhe aktivitetet ekonomike ku ndikimi, ndonëse i përkohshëm, do të jetë i ndjeshëm. Më konkretisht, ndërmarrjet private dhe publike (me përjashtim ndoshta të atyre që ofrojnë shërbime jetike bazë), në varësi të aftësisë së tyre për t’u përshtatur qoftë edhe pjesërisht, mund të pësojnë dëmtim të zinxhirit të marrëdhënieve tregtare dhe do të ndjejnë mesatarisht një rënie të theksuar të shitjeve të mallrave e të shërbimeve. Kjo do të sjellë rënie të të ardhurave dhe vështirësi për të përballuar detyrimet financiare të veprimtarisë që lidhen me shpenzimet fikse dhe ato variabël.

Kjo situatë do të ndikojë edhe mbi punëmarrësit dhe në tërësi mbi të ardhurat e familjeve, pasi rënia e aktivitetit të ndërmarrjeve mund të sjellë reduktim të të ardhurave apo ndërprerje të pagës. Në një efekt zinxhir dhe për aq sa nuk kompensohet nga kursimet e familjeve dhe masat shtetërore mbrojtëse, kjo edhe më tej mund të ndikojë në dobësimin e konsumit të tyre dhe në vijim, edhe në vështirësi për të përmbushur detyrimet financiare. Këto të fundit, mund të përfshijnë edhe vështirësi në shlyerjen e kredive të marra në institucionet financiare, duke sjellë rënie të cilësisë së kredisë në këto institucione dhe ndikim negativ në rezultatin financiar.

Është e nevojshme që, për aq sa është e mundur, autoritetet publike të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të rëndësishme për të ndërprerë rrjedhën e lirë të skenarëve të mësipërm dhe për të mbështetur ndërmarrjet, familjet dhe sistemin financiar në zbutjen dhe përballimin e efekteve negative që i shoqërojnë këta skenarë.

Ky është edhe qëndrimi i institucioneve financiare ndërkombëtare dhe strukturave të Bashkimit Evropian, ndaj një situate që vlerësohet e paprecedentë. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë vendosur në dispozicion fonde financiare dhe instrumente të posaçme për shfrytëzimin e tyre, me qëllim humarrjen e shpejtë të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Komisioni Evropian shpalli paketën e posaçme financiare prej 37 miliardë eurosh për përballimin e efekteve ekonomike dhe financiare, që shoqërojnë shpërthimin e epidemisë në vendet anëtare. Fokusi është tek familjet dhe bizneset e vogla e të mesme, të cilat mund të përballen me nevoja të ngutshme për likuiditet. Së fundi, Komisioni Evropian deklaroi se do të mbështesë pezullimin e kërkesave të Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes për përgjegjësinë fiskale, duke u mundësuar qeverive të vendeve anëtare të rrisin shpenzimet e nevojshme për përballimin e situatës. Në sferën monetare, Banka Qendrore Evropiane, në mbledhjen e datës 12 mars, ruajti kushtet monetare akomoduese dhe rriti në 120 miliardë euro paketën mujore të injektimit të likuiditetit përmes blerjes së titujve, duke synuar edhe zbutjen e luhatshmërisë së normave të interesit. Pak ditë më vonë, kjo u pasua nga një paketë e dytë në vlerën 750 miliardë euro. Më parë, edhe simotrat e saj në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar kishin marrë masa të ngjashme. Këto veprime të shpejta, ofruan shpresë dhe ndihmuan në ndalimin dhe korrektimin e pjesshëm të humbjeve të thella që kishin pësuar tregjet më të rëndësishme financiare. Nga këndvështrimi i mbikëqyrjes bankare në Bashkimin Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Autoriteti Bankar Evropian kanë mbështetur nevojën për fleksibilitet në trajtimin rregullativ nga ana e autoriteteve mbikëqyrëse, për të bërë të mundur që bankat të shndërrohen në një kanal më efektiv të përcjelljes së likuiditetit në ekonomi në situatën aktuale.

Në Shqipëri, autoritetet publike kanë ndërmarrë disa masa që synojnë zbutjen e ndikimit të pandemisë në ekonomi, duke shprehur nevojën për një qasje proporcionale dhe dinamike ndaj zhvillimeve të situatës dhe të panjohurave që e shoqërojnë atë.

Paketa fillestare financiare e prezantuar nga Qeveria, synon që krahas mbështetjes financiare për fuqizimin e kapaciteteve të strukturave të shëndetësisë, të zbusë pasojat financiare që kjo situatë mund të sjellë për agjentët realë të ekonomisë, pra edhe për rritjen ekonomike të vendit. Paketa ofron mbështetje për shtresat e popullsisë në nevojë dhe sigurimin e të ardhurave bazë për punëmarrësit në bizneset e vogla dhe ata të vetëpunësuar, në rastet kur veprimtaria ekonomike e tyre është ndërprerë për shkak të vendimeve të Qeverisë. Paralelisht, Qeveria ka ofruar garanci shtetërore për huamarrjen e re të bizneseve nga sektori bankar me qëllim plotësimin e nevojave të tyre afatshkurtra për likuiditet. Kjo e fundit, ofron mundësi për sipërmarrësit që të ruajnë fuqinë punëtore në afat të shkurtër, por edhe të përgatiten paraprakisht për një rifillim të veprimtarisë në mënyrën më të përshtatshme kur situata ta mundësojë. Më tej, janë bërë publike edhe disa lehtësime në përmbushjen e afateve të raportimeve tatimore. Së fundi, shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e Qeverisë e kthen trajtimin e situatës së pandemisë në një përparësi absolute për strukturat e shtetit, përshpejton zgjerimin, detajimin dhe fokusimin e politikave ndihmuese dhe ofron mekanizmat që sigurojnë një sinergji më të madhe mes entiteteve publike e private, e nevojshme për përballimin e situatës.

LEXO EDHE:  Palmer sulmon Bashën/ Djegia e mandateve nuk është zgjidhje

LEXO EDHE:  Biznesi me testet e shpejtë për Coronën/ Po sa të besueshme janë ato?

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë veprimet e saja në drejtimet e administrimit institucional, komunikimit me subjektet e mbikëqyrura e posaçërisht me bankat, dhe në kuadër të politikave që zbaton.

Si institucion, Banka e Shqipërisë ka aktivizuar planin e saj të emergjencës nga strukturat e përcaktuara, ku në qendër janë vendosur siguria shëndetësore e personelit dhe vijimi pa ndërprerje i funksioneve kritike të bankës qendrore. Për të parën, është vepruar në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe të Qeverisë, duke kufizuar ndërveprimin me personat e jashtëm, duke ndërtuar kuadrin e identifikimit dhe trajtimit të personelit potencialisht të infektuar, duke kërkuar zbatimin maksimal të kushteve të higjienës dhe të distancimit fizik, si edhe duke përmirësuar kapacitetet e higjienizimit dhe të dezinfektimit në mjediset e institucionit. Për të përmirësuar kushtet e distancimit fizik dhe ulur mundësinë e infektimit, një pjesë e personelit është autorizuar të punojë nga shtëpia. Paralelisht, është siguruar vijimi i funksioneve kritike të institucionit, për të përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale. Në qendër të vëmendjes kanë qenë veprimet e bankës qendrore në tregun e hapur, transaksionet e furnizimit të bankave tregtare me para fizike, mirëfunksionimi i sistemeve të pagesave dhe marrëdhëniet me kontraktorët

Edhe në drejtim të komunikimit me bankat, fokusi fillestar ka qenë i njëjtë: aktivizimi i planeve të emergjencës me qëllim mbrojtjen shëndetësore të personelit dhe vijimin e veprimeve kritike të institucioneve financiare.

Duke qenë se situata e pandemisë është e paprecedentë, Banka e Shqipërisë ndau me bankat një Udhëzim të posaçëm lidhur me veprimet e një organizate në këtë rast. Paralelisht, komunikimi me bankat ka vijuar për të detajuar mënyrën e organizimit të punës prej tyre dhe dakorduar mënyrën e bashkëpunimit në dhënien nga Banka e Shqipërisë të funksioneve mbështetëse. Deri në momentin e hartimit dhe miratimit të këtij raporti, vëllimet e punës i janë përshtatur orareve më të kufizuara të veprimtarisë dhe, brenda këtyre kushteve, proceset janë zhvilluar normalisht.

Në kuadër të politikave të saj, veprimet e Bankës së Shqipërisë mund të ndahen në dy grupe: 1) në lëmin e politikës monetare, dhe 2) në atë të mbikëqyrjes bankare e të stabilitetit financiar. Grupi i parë i veprimeve synon mbështetjen e gjendjes së likuiditetit të sistemit financiar dhe mirëfunksionimin e tregjeve të parasë. Grupi i dytë i masave synon që në këtë periudhë të ndalimit të një pjese të konsiderueshme të veprimtarisë ekonomike në vend, të zbutet ndikimi i situatës mbi cilësinë e portofolit të kredisë, të lirohen burimet e bankave nga veprimtari që mund të shtyhen në kohë dhe të ruhet gjendja e mirë e likuiditetit dhe e kapitalizimit të bankave, në mënyrë që baza për një rigjallërim të aktivitetit në përfundim të pandemisë të jetë solide.

Mbetet e panjohur se kur dhe me ç’ritëm do të dalë ekonomia

Ndonëse pandemia do të jetë e përkohshme, mbetet e panjohur se kur dhe me ç’ritëm do të dalë ekonomia nga efektet e saj. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë, në konsultim me bankat dhe subjektet e tjera të mbikëqyrura, do të punojë për të konceptuar veprime të tjera të natyrës rregullative që do t’i përgjigjen zhvillimeve. Duhet theksuar se të gjitha veprimet që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren, do të orientohen gjithmonë nga objektivi kryesor, ai i ruajtjes së qëndrueshmërisë së sektorit bankar. Në këtë proces, kapacitetet e sektorit bankar do të vlerësohen në mënyrë të vazhdueshme dhe për këtë qëllim do të përdoren edhe ushtrimet e provës së rezistencës.

Për fundin e vitit 2019 dhe në raport me rreziqet konvencionale, rezultatet e ushtrimeve të provës së rezistencës për gjendjen e kapitalizimit dhe të likuiditetit, tregonin gjendjen mjaft të mirë të këtyre kapaciteteve. Por situata e pandemisë, për efektet dinamike që po sjell në ekonominë e vendit, duket se përfaqëson një natyrë rreziku jokonvencional. Përballja me një situatë të tillë përmban të panjohura, të cilat kanë nevojë të kapen në mënyrë të përshtatshme nga modelet aktuale të vlerësimit të kapaciteteve të sistemit financiar dhe të sektorit bankar. Për këto arsye, është e nevojshme që bankat:

 të rrisin përparësinë dhe frekuencën e realizimit të këtyre ushtrimeve, duke përshtatur natyrën, ashpërsinë dhe kompleksitetin e skenarëve;

 të vlerësojnë përshtatshmërinë e kapaciteteve që zotërojnë, për të përballuar goditjet eventuale që prodhojnë ata skenarë, jo vetëm në afatin e shkurtër por edhe në një afat më të gjatë;

 të sigurojnë një proces vendimmarrjeje sa më të shpejtë dhe efektiv, për t’i fuqizuar këto kapacitete. Fokusi duhet të jetë tek ndërmarrja e veprimeve që jo vetëm ruajnë por edhe përmirësojnë më tej gjendjen e rezervave të kapitalit dhe të likuiditetit;

 të forcojnë komunikimin me Bankën e Shqipërisë, për analizimin e zhvillimeve dhe të rezultateve./Monitor

LEXO TE PLOTE