LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jeton në hënë”/ Hajdari i kthehet Ramës: Rri në anijen e tij kozmike, nuk e di ç’ndodh

16 Prill 2020, 13:51, Politikë CNA
“Jeton në hënë”/ Hajdari i kthehet Ramës: Rri

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili e akuzoi se jeton në hënë.

Hajdari thotë se Ramës ?ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend?.

Sipas Hajdarit, kryeministri nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t?ia dijë për korrupsionin

?Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë.
Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.
Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t?ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.
Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku rri me “kozmonautë” të tjerë, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë.
Keqardhje!?, shkruan Hajdari në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga