LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Hiqini maskat që mbani prej 7 vitesh"/ Maliqi: Kjo s'është luftë por sfidë, kalohet vetëm me këshillat e mjekëve

16 Prill 2020, 10:31, Politikë CNA
"Hiqini maskat që mbani prej 7 vitesh"/ Maliqi: Kjo

Deputeti Lefter Maliqi tha nga foltorja e Parlamentit se qeveria po bën show në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Maliqi tha se secili prej deputetëve duhet të heqë maskat dhe të nxjerrë fytyrën e vërtetë. Ai kritikoi ata të cilët e quajnë koronavirusin luftë, teksa tha se kjo është një sfidë që kalohet me këshillat e mjekëve.

?Edhe në këtë situatë të dytë fatkeqësie edhe pse është pandemi globale, po shihni në Parlament që po bëjnë show ndërsa të gjithë sot më shumë se kurrë e kemi treguar se jemi të barabartë dhe nuk është asgjë pasuria. Këta kanë nja 7 vite që janë me maska por dua t?ju them që në të dyja fatkeqësitë edhe në tërmet edhe në pandemi kemi parë aktrim dhe madje këta janë aktorë të pështirë. Ministra me garuzhde dhe përparëse, madje dhe me lotë krokodili madje dhe me qeset. Thonë 200 mijë familje, shifra mashtruese ndërkohë që kanë gjithë pushtetet.

Mos kini frikë, hiqini maskat. Keni marrë 2 autoambulanca, ky mbrapa e di veten prefekt, ka nxjerrë ushtritë, luftë me mullijtë e errët. Ç?luftë more, kjo është sfidë që do e kalojmë me këshillat e ekspertëve”, deklaroi deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga