LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjuzi - Ramës/ "Pse nuk vë asnjëherë maskë, po shkel ligjin"

16 Prill 2020, 09:47, Politikë CNA
Gjuzi - Ramës/ "Pse nuk vë asnjëherë maskë, po

Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme parlamentare për mospërdorimin e maskës.

Duke e quajtur shkëlqesi, Gjuzi kërkoi llogari se përse Rama nuk mban maskë, ndërsa deputetët i pajis me ato.

Deputeti i tha kreut të qeverisë se po shkel ligjin, ndërkohë i kërkoi të heqë maskën që sipas tij i ka vënë qeverisë.

Mirë se erdhe shkëlqesi kryeminisër, Edi Rama, keni 40 ditë që shkelni Kushtetutën, jepni urdhra në kundërshtim me Kushtetutën. Shtet shqiptar Ismail Bej ka pas në 1912. Të gjithë i vesh me maska, por asnjëherë nuk vë maska. Zoti kryeministër ju keni bërë punë të moirë, por keni shkelur ligjin. Këtu kam qindra mesazhe. Pak më parë i dërgova edhe zotit Balla mesazhet e një nënë nga Elbasani që nuk i japin ndihmë se i thonë që je nga Tirana. Ndihmojini qytetarët njëlloj. Nuk jemi dakord kur t’i shkel ligjin dhe e shkel pikërisht me maska. Mos e mbaj qeverinë me maska ke 7 vjet”, deklaroi Gjuzi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga