LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi deri në 15 vjet për ata që shkelin rregullat/ Lubonja: Druri ka dalë nga xheneti

16 Prill 2020, 20:43, Sociale CNA
Dënimi deri në 15 vjet për ata që shkelin rregullat/

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet në kodin penal që u miratuan sot në Kuvend, ku përcaktohet shtrëngimi i masës së dënimit për ata që thyejnë rregullat e karantinës.

Lubonja theksoi se dënimi nga 5 deri në 15 vite është hartuar për t?i futur frikën qytetarëve.

Lubonja tha se politika në vendin tonë është ende e bazuar mbi thëniet e vjetra; ?druri ka dalë nga xheneti, ose frika ruan vreshtin?.

?Qëllimi është që t?i futet frika njerëzve që mos të dalin. Unë nuk mendoj se politika duhet të jenë bazuar mbi thënien tonë të mallkuar dhe vjetër; ?druri ka dalë nga xheneti, ?ose frika ruan vreshtin?, që ka ushqyer diktatorët në këtë vend. Ne kemi nevojë që këtë krizë ta trajtojmë me solidaritet. Unë s?jam dakord me Vasjarin se kemi demokraci. Në atë botën demokratike jashtë, aty falënderojnë popullin për sakrificën. Këtu thonë; po e bëjmë ne. Siç bëjnë prindërit rri urtë se të ha qeni. E kam thënë se jam kundër faktit se kjo është luftë. Unë jam i idesë se kur e shohim tjetrin si armik, nesër policia mund t?i lëshohet me hu.?, tha Lubonja në ?Real Story?./CNA,al

Lajmet e fundit nga