LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate me Ramën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?/ Përgjigjet Basha

16 Prill 2020, 17:05, Politikë CNA
Debate me Ramën në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nëse ka pasur debate mes tij dhe kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u zhvillua pasditen e djeshme.

Basha tha se nuk ka asnjë koment lidhur me këtë cështje.

?Nuk kam asnjë koment për këtë sepse mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare zhvillohet sipas rregullave. Por mund të pyesni lirisht për qendrimet e mia që i kam komunikuar drejtpërdrejt?, tha Basha.

Kujtojmë se dje pas mbledhjes së thirrur nga presidenti Ilir Meta, Basha bëri me dije se i kërkoi Ramës rritjen e testimeve, mbështetje për familjet në nevojë dhe bizneset. Kryedemokrati thekson se qeveria duhet t?i harxhojë të gjitha energjitë për të lehtësuar krizën ekonomike të shqiptarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga