LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi i hakërrehet Ramës/ Gjoba dhe burgu, alternativa e vetme që ka për qytetarët

16 Prill 2020, 14:27, Politikë CNA
Bardhi i hakërrehet Ramës/ Gjoba dhe burgu, alternativa e vetme

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa akuzon kryeministrin Rama se në vend që të shtojë numrin e testimeve siç bënë bota ai flet për burg.

Bardhi shton se gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që Rama ka për qytetarët që prej 7 vitesh, duke mos i dhënë asnjë siguri për shëndetin, punën dhe bukën e gojës.

?Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës.

Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.

Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve.”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga