LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

8 muaj në kërkim/ Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuar për vrasjen e Santiago Malkos

16 Prill 2020, 14:42, Kronika CNA
8 muaj në kërkim/ Arrestohet Ilir Selmani, i dyshuar për vrasjen

Pas 8 muajsh në kërkim, Ilir Selmani, një nga anëtarët kyçë të klanit ?Duka? që ekzekutoi mbrëmjen e 27 gushtit ish-policin Santiago Malko, është arrestuar sot nga policia.

Ai është prangosur nga njësia e Shqiponjave bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Xhamllikut në Tiranë, në një banesë ku jetonte atje bashkë me persona të tjerë.

Selmani akuzohet se është një nga personat kyç që mund të zbardhë ekzekutimin e Malkos.

Nga kamerat e sigurisë që kanë dalë pas ngjarjes së rëndë Ilir Selmani është personi që zbret nga një makinë dhe mbledh nga toka bishtat e cigareve që kishte konsumuar më herët Blendi Teta, duke i hedhur në koshin e mbeturinave për të fshehur gjurmët e krimit.

Ai është dhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, pasi më 3 mars, i është kërkuar edhe deklarimi i burimeve të pasurisë.

Lajmet e fundit nga