LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump akuza të forta OBSH-së/ Urdhëron administratën amerikane të ndërpresin fondet

15 Prill 2020, 06:39, Kosova & Bota CNA
Trump akuza të forta OBSH-së/ Urdhëron administratën

Presidenti amerikan Donald Trump vijon të hedhë akuza ndaj Organizatës Botërorë të Shëndetësisë.

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se ka urdhëruar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai tha se ?OBSH ka dështuar në kryerjen e detyrës së saj themelore?, në përgjigjen ndaj shpërthimit të Covid-19.

Trump ka akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim dhe mbulimin e përhapjes së virusit në Kinë e se pkërisht kjo organizatë duhet të jetë përgjegjëse. Trump ka akuzuar më herët OBSH-në për njëanshmëri, duke mbështetur, sipas tij, Kinën.

?Unë po e drejtoj administratën time për të ndaluar fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit,? tha Trump.

Lajmet e fundit nga