LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Tamponët e marrë në Shkodër nuk janë analizuar”/ Spahia: Po fshihet realiteti

15 Prill 2020, 10:57, Lifestyle CNA
“Tamponët e marrë në Shkodër nuk janë

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia vijon akuzat ndaj qeverisë pasi sipas tij, tamponët e marrë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës nuk janë analizuar.

Spahia thekson se janë marrë 54 mostra dhe asnjë prej tyre nuk është analizuar.
Sipas tij, ?kjo ndodh për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin?.

?Fshehja e të infektuarve është një akt kriminal, I përsëritur e koha po tregon se nuk është rastësi! Edi Rama po luan me shëndetin e qytetarëve, posacërisht të shkodranëve, duke e shndërruar këtë sfidë me COVID-19 në një betejë të sëmurë personale për manipulim shifrash. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se Shkodra është në të njëjtat shifra të infektuarish, 71.
Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra! Kjo për të mbajtur shifrat në nivelin që do Edi Rama, duke fshehur realitetin. A ka më monstruoze se kjo? Si mund të lejohen persona të infektuar të sillen normalisht, potencialisht duke infektuar të tjerë, familjarë a kolegë, vetëm sepse Edi Ramës nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, sic po ndodh edhe me fqinjët tanë?
Si mund të fshihet një virus i tillë, në vend që të gjurmohet, frenohet e trajtohet? Filozofia e fasadës që ka përdorur prej ditës së parë kur ka hyrë në politikë, rrezikon jetë në këtë situatë! Është papërgjegjshmëri krimin?, shkruan Spahia në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga