LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tamponët e marra në Shkodër s'janë analizuar"/ Berisha: Rama urdhëron të fshihen rezultatet, rrezikon përhapjen

15 Prill 2020, 15:59, Politikë CNA
"Tamponët e marra në Shkodër s'janë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me denoncimin e ish-deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili ngriti akuzat se tamponët e marrë një ditë më parë në qytetin e Shkodrës nuk janë analizuar.

Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po mban një qëndrim armiqësor ndaj Shkodrës duke fshehur rezultatet e testeve të koronavirusit. Sipas tij, ky akt rrezikon përhapje më të madhe te koronavirusit.

“Të dashur miq, në një akt të mirëfiltë armiqësor dhe manipulativ kryeepidemiologu Xhahil i Surrelit, Edvin PPPMaska duket ka urdhëruar të fshihen dhe të mos tregohen rezultatet e testeve për Covid-19 të marra dje Shkodër meqënëse ai do të fshehë të vërtetën edhe në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarëve të këtij qyteti!

Ky akt armiqësor ndaj Shkodrës i denoncuar nga ish-deputeti Bardh Spahia nuk është një rast i izoluar por element i një zinxhiri vendimesh dhe qëndrimesh kriminale, të cilat bënë të mundur përhapjen e epidemisë së Covid-19 në Shkodër më shumë se në çdo qytet tjetër pas Tiranës. Kështu që nga rastet para e në vazhdim të Shkodrës u vendos një fshehtësi dhe sekret absurd i cili vazhdon e trashet çdo ditë e më shumë duke bërë të mundur një përhapje të shpejtë dhe të pakontrolluar të Covid-19 në qytetin e Shkodrës”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga