LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca jep lajmin e mirë/ "Ndihma e BE me artikuj mjekësorë për Shqipërinë vjen brenda dy javësh"

15 Prill 2020, 18:56, Sociale CNA
Soreca jep lajmin e mirë/ "Ndihma e BE me artikuj mjekësorë

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë për shkak të pandemisë së koronavirusit nuk ka munguar as ndihma e Bashkimit Europian.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tregon se është vënë në dispozicion fondi 4 milionë euro dhe do sillen artikujt mjekësorë në Shqipëri gjatë dy javëve të ardhshme.

“Unë pres të mbërrijnë dy javët e ardhshme dhe këta janë artikuj shumë të rëndësishëm, si pajisje mbrojtjeje personale dhe ventilatorë që janë të domosdoshëm për Shqipërinë. 46.5 milionë eurot e tjera do të bëhen të disponueshme në gjysmën e dytë të vitit për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të biznesit, biznesit të vogël, por edhe të pjesës së brishtë të shoqërisë shqiptare, familje dhe dyqane të vogla. Këto kanë nevojë për mbështetje tani më shumë se kurrë. Këto janë rishpërndarje të fondeve ekzistuese, kështu që Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur që këto kuota parash që nuk ishin shpenzuar ende do të drejtohen për Koronavirusin”, u shpreh ai në një lidhje për Euronews Albania, ndërsa theksoi se një pjesë e parave që janë premtuar për tërmetin do të ndihmojnë edhe sektorët.

Ambasadori dha lajmin se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme për Shqipërinë nga BE në situatën e koronavirusit.

“Qeveria shqiptare është në kontakt me Brukselin, përmes zyrës sonë, me qëllim që të marrë të ashtuquajturën asistencë makro-financiare. Në këtë rast, këto nuk janë donacione, por janë hua me një interes shumë të ulët në linjë me atë çka Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë ndërkaq për Shqipërinë. Jemi në pikën e arritjes së këtyre kontributeve shtesë si hua që do të mbulojnë mundësisht një shumë mbi 100 milionë dhe kjo do të jetë e disponueshme deri në korrik. Kështu që edhe nga ky këndvështrim Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë muajt e ardhshëm”, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga