Connect with Us

Shqipëria u zgjua me reshje shiu dhe bore/ Moti bën kthesën e menjëhershme

Sociale

Shqipëria u zgjua me reshje shiu dhe bore/ Moti bën kthesën e menjëhershme

Publikuar

-

Edhe pse kaluam disa orë me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, moti u kthjellua sërish. Temperaturat arritën të shënojnë vlera negative në orët e mëngjesit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë orëve në vijim por dhe ditën e enjte do të mbizotërojë moti me diell. Era veriore, e cila vijon të jetë e vrullshme kryesisht në bregdet, do të humbë gradualisht forcën e saj ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Si ndryshon moti gjatë javës së ardhshme

Po kështu valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie në të gjithë vendin.
në zonat malore -2⁰C deri 15⁰C
në zonat e ulëta 2⁰C deri 21⁰C
në bregdet 6⁰C deri 22⁰C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Reshje shiu dhe stuhi të forta ere/ Si do të jetë dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me vranësira të shpeshta duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat Jugore, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere sidomos në zonat bregdetare.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim gradual i kushteve të motit duke larguar vranesirat nga territori por lagështira e lartë në ajër do të bejë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme



Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.

Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritet numri i të larguarve nga Shqipëria/ Mbi 45 përqind më shumë se sa një vit më parë

Publikuar

-

Nga

lajme cna sociale

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2021, janë 794.010.

Krahasuar me Shtator 2020, ky tregues rezulton me një rritje 31,3 %.

Në Shtator 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 494.332.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 31,1 %.

Hyrjet e shtetasve

Sipas INSTAT, Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë nëntëmujorit të 2021, është 4.878.404, duke u rritur me 2,3 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përgjatë nëntëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 4,3 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 8,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

LEXO EDHE:  Shiu nuk na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 961.342 duke shënuar një rritje me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2021, janë 366.568.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 35,0 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2021, janë 594.774.

Krahasuar me Shtator 2020, ky numër është rritur me 36,9 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit të 2021, është 3.223.429.

Ky tregues është rritur me 45,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu në të gjithë vendin/ E shtuna me vranësira dhe erë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja dhe mesdita do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas here do të sjellin reshje të pakta.

Ndërsa në vijim vranësirat do të shtohen duke sjell shira të dobët në të gjithë Shqipërinë, ku lokalisht shirat do të jenë me intensitet edhe mesatar.

LEXO EDHE:  Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

LEXO EDHE:  I ftohti polar nuk po na ndahet/ Temperatura nën zero dhe ngrica në të gjithë vendin



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 – 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE