Connect with Us

Shkodra vatër e Covid-19/ Ademi kërkon të vendosë bashkia për gjurmimin e personave

Politikë

Shkodra vatër e Covid-19/ Ademi kërkon të vendosë bashkia për gjurmimin e personave

Publikuar

-

U shkarkua nga shoqata e bashkive/ Ademi nuk njeh vendimin: Është i paligjshëm

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi i është drejtuar me një letër prefektit të këtij qarku dhe Komisionit të Mbrojtjes Civile.

Ademi ka kërkuar që bashkia që ajo drejton të jetë pjesë e procesit të vendimmarrjes së gjurmimit dhe të identifikimit të personave që dyshohen të infektuar.

Voltana Ademi gjithashtu kërkon rritjen e numrit të testimeve në të gjithë personat që janë në shërbim të qytetarëve nga policia, posta, shërbimi social, etj

Kërkesa e Bashkisë Shkodër:  

Lënda: Kërkesë për marrjen e masave shtesë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së COVID19

INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR
KOMISIONIT TË MBROJTJES CIVILE TË QARKUT SHKODËR

Të nderuar,
Prej datës 9 mars 2020, Bashkia e Shkodrës punon në territor me grupet e punës për dezinfektimin, higjienizimin, pastrimin, shërbimin për individët dhe familjet në nevojë, për sigurinë dhe orientimin e qytetarëve për të zbatuar rregullat e domosdoshme për distancimin fizik.

Duke verifikuar që po shtohen rastet e konfirmuara pozitiv në institucionet publike (spital rajonal, prokurori, polici) dhe në bizneset aktive, është e domosdoshme marrja e masave shtesë për mbrojtjen e qytetarëve të Shkodrës, dhe administratës publike që shërben.

LEXO EDHE:  Kosova nuk gjen qetësi me Covid-19/ Bilanc tragjik gjatë 24 orëve

Me qëllim sigurimin e mbrojtjen e qytetarëve dhe vazhdimësisë së shërbimeve bazë ne territor kërkojmë:

Rritjen e numrit të testimeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
2. Pjesëmarrjen e Bashkisë Shkodër në procesin e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me COVID19.
3. Kryerjen e testimit për personelin që shërben në rrugë dhe në kontakt me qytetarët: personeli i spitalit rajonal, shërbimit shëndetësor parësor, policisë së shtetit, policisë bashkiake, punonjësve të UKSH Shkodër, punonjësve të shërbimit social, vullnetarëve, punonjësve të shërbimit të pastrimit dhe gjelbërimit, shpërndarësve të postës shqiptare, etj.
4. Informimin zyrtar për familjet dhe individët e konfirmuar pozitiv në territorin e Bashkisë Shkodër.

Vlerësojmë shumë të rëndësishme që të sigurojmë vazhdimësinë e punës në shërbim të qytetarëve, sigurimin e stafit dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rreziku i transmetimit të COVID19.

Në pritje të përgjigjes tuaj,
KRYETAR

Voltana Ademi

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  URIME XHODË

LEXO EDHE:  Mbyllet numërimi në Shkodër/ Ilir Beqaj mbetet jashtë Parlamentit, kush “digjet” nga PD

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Publikuar

-

Nga

Dorëheqjet masive në Korçë/ Kadilli i del krah Andrea Manos: PD në krizë

Ish-kryetari i degës, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dje dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Këto zhvillime janë komentuar dhe nga ish rivali i Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli.

I ftuar në “Repolitix” Kadilli tha se ky ishte një shpërthim nga shpërfillja dhe mos marrja në konsideratë e kontributeve individuale në parti dhe mungesa e partneritetit me Lulzim Bashën.

Ai foli dhe me konsideratë për Andrea Manon, të cilin e konsideroi një figurë që ka punuar fort për PD.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë zjarri/ Plagoset një person

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 10 të infektuar, konfirmohen 137 raste të reja

Ishte një shpërthim nga shëpërfillja, mosmarrja në konsideratë e kontributeve individuale.

Zoti Mano e ka ndier me tepër sepse është një figurë politikë e investuar shumë individualisht.

Të gjitha betejat personale i ka marrë vetë. Është kandidati për bashkinë që ka arrititur rezultatin më të mirë historik.

Ka punuar fort por nuk ka marrë meritën për punën.

Situata nuk është vetëm në Korçë, por gjithandej. Është e qartë që mungon partneriteti me Lulzim Bashën.

Janë persona që kanë investuar politikisht një jetë të tërë”, shtoi Kadilli./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balluku në Rrogozhinë: Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, do investohen

Publikuar

-

Nga

Balluku në Rrogozhinë Pushteti lokal të mbledhë lekët e ujit nga qytetarët, duam ta çojmë cilësor në rubineta

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, ishte sot në Rrogozhinë ku ka inspektuar ujësjellsin e ri të qytetit.

Balluku u shpreh se gjatë viteve të fundit janë bërë investime në rrjetin e shpërndarjes së ujit, por theksoi se problem mbetet mbledhja e të ardhurave në këtë sektor.

“Qytetarët arrijnë ta kuptojnë një investim vetëm kur rrjeti i shpërndarjes është funksional. Ky ka qenë një qytet që kishte të bazuar shpërndarjen në ujë edhe me çezma publike. E kemi me merak që investohet shumë në sektorin e ujit por akoma nuk kemi mentalitet të qartë për pagesat e ujit. Ju e dini shumë çfarë reforme është bërë. Të ardhurat që mblidhen investohen në rrjet të shpërndarjes së ujit për të pasur sa më pak ndërprerje. Ne po investojmë, do vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes.

Por është detyrë e rrjetit lokal. Uji është një e drejtë bazike. Ne duam të çojmë ujë cilësor në rubinetat e qytetarëve. Për ujë pa bakterie dhe mikrobe. Këto janë shërbime dhe investime që duhen paguar. Do ketë një kontroll më të madh për pagesat në të ardhmen. Duhet bërë një reformë e ngjashme me atë të energjisë elektrike. Jemi sensitivë sa i përket çmimit të ujit. As ai çmim që kemi vendosur nuk mblidhet nga pushteti lokal. Është e domosdoshme të kontribuojmë në këtë proces”, tha Balluku.

LEXO EDHE:  Foto/ Del formulari që duhet të plotësoni para se të vaksinoheni kundër Covid-19

Ajo nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në rrjetin e shpërndarjes së ujit në Rrogozhinë, për shkak edhe të rritjes së numrit të banorëve që nga koha e ndërtimit të tij.

LEXO EDHE:  Në Gjermani arrihen shifra rekord infektimesh me COVID-19

“Duhet thënë që ky është projekt që do t’i japë zgjidhje një problematike të madhe që ka pasur qyteti i Rrogozhinës ka pasur. Këtu rrjeti është ndërtuar në 67 për 4800 banorë. Sot në qytet kemi të regjistruar mbi 13 mijë banorë. Kështu që gjithçka që kemi bërë”, tha ajo.

 

LEXO TE PLOTE