LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shifrat e fundit në Itali/ Shënohet ulje e numrit të viktimave dhe të të infektuarve

15 Prill 2020, 16:31, Kosova & Bota CNA
Shifrat e fundit në Itali/ Shënohet ulje e numrit të viktimave

Dita e sotme në Itali ka regjistruar një ulje të rasteve positive por edhe viktimave.

Sipas të dhënave të fundit, brenda 24 orëve në Itali kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 578 persona, 24 viktima më pak se një ditë më parë. Në total, numri i viktimave në vend shkon në 21,645.

Gjithashtu, një ulje ka pasur edhe në numrin e të prekurve. Brenda 24 orëve janë raportuar 305 raste më pak, krahasuar me një ditë më parë. Brenda ditës u konfirmuan 2,667 raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 165,155./CNA.al

Lajmet e fundit nga