Connect with Us

Pyetjet e testeve të Maturës Shtetërore/ Shahini sqaron nxënësit

Politikë

Pyetjet e testeve të Maturës Shtetërore/ Shahini sqaron nxënësit

Publikuar

-

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur sot në lidhje me çështjet e testit të matures.

Përmes një video-mesazhi, Shahini theksoi se në testin e maturës nuk do të përfshihen tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

“Siç ju kemi njoftuar, në testin e maturës nuk do të ketë pyetje, të cilat janë mbuluar gjatë kohës që kemi mësuar në kushte shtëpie. Pra, në testin e maturës do të kemi pyetje nga klasa e 10-të, 11-të, si dhe nga klasa e 12-të për temat që janë zhvilluar sa kemi qenë ende duke mësuar në shkollë. Kjo për arsye se e kuptojmë që zhvillimi i koncepteve të reja në kushte shtëpie është i vështirë. Jo të gjithë nxënësit kanë mësuar mbi temat e reja në tempo dhe me të njëjtën cilësi. Ndaj që të jemi të drejtë, kemi vendosur që t’i heqim këto nga testi i maturës”, ka përsëritur Ministrja Shahini.

Ndërsa pyetjes së një nxënësi se “pse nuk po i përdorim tabletat që i kemi në disa shkolla, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve që nuk kanë qasje në telefon smart, tabletë apo laptop që edhe ata të mund të zhvillojnë mësimin në kushte shtëpie”, Shahini iu përgjigj duke thënë se “Janë rreth 60 shkolla që para shumë vitesh kanë filluar një projekt me disa tableta që kanë themeluar klasa digjitale. Pra, janë rreth 120 klasa digjitale dhe në ato shkolla nxënësit bëjnë lëndët e ndryshme duke përdorur edhe tabletin.

LEXO EDHE:  Tropojë/ Ktheheshin nga festa, aksidentohen katër maturantë

Pra, është një formë tjetër e punës në kushte shkolle. Është e vështirë të nxirren ato tableta nga shkolla dhe t’u dërgohen nxënësve që nuk kanë një pajisje, sepse e para, ata janë pronë e shkollës dhe administrativisht është pak e vështirë, por këtë edhe do ta kishim tejkaluar disi. Praktikisht, është gati e pamundur sepse ato kanë një sistem që karikohen në një stacion brenda klasës, pra nuk kanë karikues mobil që ta çojnë në shtëpi. Dhe përderisa nxënësi nuk mund ta kthejë çdo ditë në shkollë për karikim, ai thjesht bëhet i papërdorshëm. Për fat të keq, kjo nuk është një mënyrë që mund t’u vijmë në ndihmë nxënësve që nuk kanë pajisje digjitale në shtëpi, por po bëjmë të pamundurën që në diskutim me kompani të ndryshme që janë ofruar edhe vullnetarisht të na vijnë në ndihmë, të gjejmë mënyrën më të mirë për të siguruar qasje në mësim digjital për të gjithë nxënësit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqipëria nuk është më shtet kushtetues”/ Manjani: Rama po tenton të instalojë kultin e tij

Publikuar

-

Nga

ylli manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson Shqipërinë si një shtet antikushtetues, pasi pretendon se gjithçka po bëhet sipas mënyrës së Ramës.

Sipas tij, Republika e Shqipërisë e ka marrë grushtin poshtë brezit që ditën që shteti ka ekzekutuar Gjykatën Kushtetuese.

“Me virus, pa virus, me tërmet, pa tërmet, pushteti i qeverisë mbi të drejtat e njeriut, mbi normat e shteti, mbi parlamentin, mbi gjykatat ka ardhur duke u rritur dhe sot jemi në një ekstrem të jashtëzakonshëm te kushtetutës. Në shoqërinë shqiptare nuk mund të flitet më për sundim të kushtetutës dhe të ligjit. Edhe normat e jashtëzakonshme njoftohen në Facebook përpara se të formalizohen në aktet normative. Dhe ato që kam parë unë asnjë akt nuk qëndron në ato akte në raport me kushtetutën, por vetëm me kushtetutën e Surrelit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish-ministri deklaron se kryeministri Edi Rama po tenton të instalojë kultin e tij personal.

LEXO EDHE:  Protesta studentore/ Ambasadori Cuttilo mesazh të fortë qeverisë

LEXO EDHE:  Prova e parë/ Dështon ministrja e Ramës

“Nuk është çudi që ndonjë ditë të na dalë me Covid që tu dhimbset njerëzve. Ne fakt nuk është i sëmurë, por mund ta shpikë këtë gjë. I duhet ky kult se është në një rënie dramatike, është në fund të mandatit, i shteruar në mjetet politike. Dhe mendon se duke eliminuar çdo gjë institucione në vend dhe ia ka arritur kësaj gjëje, ai do të mundet që të legalizojë kultin e tij. Del çdo vakt në televizor. Është i vetmi njeri në vend që vazhdon të merret me politikë, këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse para kësaj nevoje me të nuk flitet për kushtetutë”, nënvizoi Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shefi i Rrugores paralajmëron shoferët/ “Zbatoni rregullat, kemi bllokuar më shumë se 400 automjete”

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, në një lidhje me emisonin “Real Story”, u shpreh se shumica e drejtuesve të mjeteve i zbatojnë masat e marra dhe fashat e orareve të lëvizjeve, por ka dhe një pjesë që janë ndëshkuar.

Tola zbuloi se deri më tani janë pezulluar për tri vite mbi 1 patenta dhe janë bllokuar mbi 400 mjete, pasi drejtuesit e tyre ose kanë thyer afatet e lëvizjes, ose kanë guxuar të dalin në rrugë pa autorizim.

Pjesa më e madhe i respektojnë rregullat, por ka dhe një kategori të vogël që nuk i respekton. Në momentet që drejtuesit e mejteve nuk respektojnë rregullat do merren masa më shtrënguese, me qëllim që ata t’i respektojnë. Qoftë virusi, qoftë aksidentet rrugore, vrasin njësoj.
Janë bllokuar mbi 1 mijë patenta dhe mbi 400 makina. Këto janë masa pë rata drejtues mjeti që kanë shkelur afatet, ose kanë guxuar të lëvizin pa autorizim. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, që punojnë në institucione dhe që kanë një vetëdeklarim për të shkuar në punë në 05:00-08:00 dhe për t’u larguar nga puna më 16:00-17:30 nuk kanë motiv të qarkullojnë në Tiranë apo në qytetet e tjera, duke shtuar trafikun. Edhe pjesa tjetër nuk ka pse të dalë jashtë këtyre orareve”, theksoi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Punonjësit e pasiguruar në mëshirë të fatit/ Shalsi: Të denoncojnë që të sajojmë pagën

Publikuar

-

Nga

Ministri i Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, në një lidhje me emisionin “Open” ku po diskutohet paketa e dytë ekonomike e lançuar mbrëmë nga kryeministri Edi Rama, u pyet dhe se çfarë do të behët me ata që punojnë në të zezë.

Shalsi ripërsërit atë që vetë Rama ka thënë më herët, të denoncojnë që të sajojnë pagën.

“Informaliteti është i thellë në tranzicionin shqiptar. Kemi menduar shumëgjatë por kemi shikuar si zgjidhje të pranueshme denoncimim. Ai që punon në të zezë të denoncojë tek portalet e qeverisë dhe ne do përpiqemi të saojmë një pagë për të.

LEXO EDHE:  Matura Shtetërore/ Dalin rezultatet e provimeve me zgjedhje

LEXO EDHE:  Prova e parë/ Dështon ministrja e Ramës

 

LEXO TE PLOTE