LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Planifikonin sulme terroriste në emër të ISIS/ Arrestohet grupi i të rinjve në Gjermani

15 Prill 2020, 10:27, Kosova & Bota CNA
Planifikonin sulme terroriste në emër të ISIS/ Arrestohet grupi i

Policia gjermane ka arrestuar katër persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve në Gjermani në emër të ISIS.

Sipas zyrës së prokurorit federal në Karlsruhe, grupi planifikonte të kryente sulme si në objektet ushtarake amerikane në Gjermani ashtu edhe në individë.

Sulmet e tyre nuk ishin ende të afërta, por ata kishin në dorë armë zjarri dhe njëri prej tyre kishte marrë tashmë udhëzime për ndërtimin e bombave.

Planet e tyre u ngecën kur një anëtar i pestë i dyshuar i grupit u mor në paraburgim në vitin 2019.
Arrestimet u zhvilluan në qytetet Essen, Neuss dhe Siegen, dhe në rrethin e Heinsberg.

Pesë të arrestuarit, të cilët janë të moshës midis 24 dhe 32 vjeç, do të dalin para gjykatës për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga