LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga mbyllja e "tregut të orizit" te gjobat dhe paralajmërimet/ AKU kontrolle të rrepta

15 Prill 2020, 18:14, Kronika CNA
Nga mbyllja e "tregut të orizit" te gjobat dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka dhënë njoftimin zyrtar për 117 kontrollet e bëra ditën e sotme në të gjithë vendin.

Për mbylljen e “tregut të orizit” në Vlorë, AKU thotë se vendimi u mor në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor pasi nuk respektoheshin masat e marra kundër përhapjes së Covid 19. Mirëpo kjo nuk është e vetmja masë e marrë nga AKU, pasi janë gjobitur dhe paralajmëruar disa biznese në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Berat.

Ndaj një subjekti “furre buke” në Tiranë është marrë masa administrative ??gjobë?? me vlerë 50,000 lekë për tregtim të bukës së prerë, si dhe janë dhënë 9 masa administrative “paralajmërim”.

Në Elbasan në subjektin me aktivitet “import-eksport”, janë zhbllokuar 920 kg produktet e bllokuara “kungull”, pasi nga analizat e kryera kanë rezultuar konform legjilacionit në fuqi.

Në Shkodër janë marrë 2 masa administrative me “gjobë” me vlerë 60,000 lekë në një subjekte “furrë buke” dhe në “njësi tregtimi peshku”, për moszbatim të aktit normativ dhe mosplotësim të detyrave të lëna nga inspektimi paraardhës.

Në Berat janë marrë 25 mostra për analizim për prani të pesticideve në fruta-perime, ndërsa në Korçë janë marrë 3 mostra.

Ndërkaq, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të vazhdueshme të gjitha bizneseve ushqimore që të respektojnë me rigorozitet të gjitha masat e marra për mospërhapjen e Covid-19 si dhe do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga