LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta e uli në një tryezë me Bashën/ Rama i kënaqur: Komunikim pozitiv

15 Prill 2020, 18:36, Politikë CNA
Meta e uli në një tryezë me Bashën/ Rama i kënaqur:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë të mbledhur nga presidenti Ilir Meta.

Në tryezën online u ulën së bashku kreu i qeverisë dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Rama thotë se kjo tryezë ishte shumë e dobishme për masat që do të merren gjatë ditëve në vijim.

Kryeministri thekson se nëse komunikimi publik do të ishte kaq pozitiv sa kjo mbledhje, politika do të ishte shumë më ndryshe.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ CNA.al

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Zbardhen diskutimet mes Metës, Ramës e Bashës

Lajmet e fundit nga