LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Basha zbulon çfarë i tha në sy Ramës: Qeveria të lehtësojë krizën

15 Prill 2020, 20:11, Politikë CNA
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Basha zbulon çfarë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Ramës i kërkoi rritjen e testimeve, mbështetje për familjet në nevojë dhe bizneset.

Kryedemokrati thekson se qeveria duhet t’i harxhojë të gjitha energjitë për të lehtësuar krizën ekonomike të shqiptarëve.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme”, nënvizon Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga