LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj bën bilancin/ Ja sa qytetarë dhe biznese janë gjobitur nga policia

15 Prill 2020, 20:35, Aktualitet CNA
Lleshaj bën bilancin/ Ja sa qytetarë dhe biznese janë gjobitur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zbuluar numrin e personave dhe bizneseve të ndëshkuara nga policia për thyerje të masave të vendosura nga qeveria lidhur me situatën nga Covid-19.

? Sigurisht që në implementimin e shtrëngimit të masave të pazakonta do të ketë dhe devijime.

Kemi 11 gjoba për qytetarët që janë dashur të vetëkarantinohen dhe e kanë thyer këtë masë. Janë 266 biznese të gjobitura pasi kanë hapur biznesin në kohë kur është dashur ta mbajë mbyllur.

Janë gjobitur edhe 5890 qytetarë pasi kanë shkelur oraret e qarkullimit. Këto orare janë shkelur pa asnjë motivacion.

Janë rreth 1818 drejtues automjetësh që kanë lënë patentat gjatë kësaj kohe. Sigurisht heqja e lejes së drejtimit për 3 vjet nuk është një masë e lehtë, por as shkelja nuk është e lehtë. Në shumë vende janë marrë masa të këtij niveli për arsye se bëhet fjalë për jetën e njërëzve.”, tha Lleshaj në “Open”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga