LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Koronavirusin e kemi bërë gogol"/ Skënder Brataj: Ja kur ka qenë piku në Shqipëri

15 Prill 2020, 20:47, Lifestyle CNA
"Koronavirusin e kemi bërë gogol"/ Skënder Brataj: Ja

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili është shëruar nga nga koronavirusi, ka folur për këtë grip që ka frikësuar qytetarët.

Brataj tregoi se dy testet e tij kanë rezultuar negattive, ndërsa foli edhe për shqetësimet që ka pasur.

“Problemi është sa të kalosh situatën e luftës, dy-tre ditët e para ndieja lodhjen, pafuqinë por që nuk kisha shenja, pastaj pas 4-5 ditët e para normal temperatura dhimbja e fytit dhe diarrea. Ishte dhe problemi i polmoneve. Unë bëra dhe një skaner që në ditën e 5 për të parë mushkëritë, ma bën pak me hile kolegët e mi nuk ma treguan, pasi kisha probleme. Në skanerin e dytë ishin zhdukur pothuajse fare. Është një virus i ri dhe nga imazheria dukej që ishin shenjat e vatrave të infeksionit gjë që tregon se të paktën nuk është si infeksionet baketriale që të lënë probleme më të mëdha respiratore. Vetëm në ditët e para kam qenë shtrirë, por pjesën më të madhe isha në lëvizje. Bëra 10 km brenda banesës”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Opinion”.

Më tej, shefi i Urgjencës tha se deri në javën tjetër beson se do të dalë në terren, ndonëse rrëfeu se nuk është 100% në formë. Brataj deklaroi se koronavirusi nuk është aq i vështirë sesa e mendonin.

“E kemi fryrë shumë koronavirusin e kemi bërë gogol që po të kapi të vdiqe, kjo nuk është e vërtetë fare, rreth 75% nuk kanë simptoma. Nuk shfaqin probleme dytësore, mendoj se të infektuarit e shëruar janë më shumë”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria e ka kaluar pikun e koronavirusit rreth datës 13 mars./ CNA.al

Lajmet e fundit nga