Connect with Us

“Importuesit e jahteve përjashtohen nga TVSH”/ Tabaku: Bamirës me oligarkët, arrogant me ata në nevojë

Politikë

“Importuesit e jahteve përjashtohen nga TVSH”/ Tabaku: Bamirës me oligarkët, arrogant me ata në nevojë

Publikuar

-

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se dje u publikua projektvendimi i qeverisë për të përjashtuar nga TVSH importuesit e Jahteve.

Tabaku thekson se cdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.

“Mirëpo, si fajtorë dhe të kapur në flagrancë mazhoranca nxitoi të përgënjeshtronte dhe të mohonte faktet. Kështu sajoi jo një alibi por dy të tilla që ishin dhe janë në kundërshti me njëra-tjetrën. Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, u shpreh se vendimi për Jahtet është marrë përpara 3 muajsh dhe jo sot si dhe shtoi se nëse lehtësohen politikat fiskale për jahtet pas x vitesh do të prodhojnë të mira. Ndërkohë që ministri i Turizmit, u shpreh se ky përjashtim nga TVSH-ja për jahtet bëhet për të hapur ekonominë dhe për t’i dhënë frymëmarrje turizmit dhe për të kaluar krizën duke qenë një stratrgji e mirënenduar e qeverisë. Ministrja Denaj e cila hiqet si e painformuq ose e keqinformuar sepse në faqen e kuvendit tregohet qartë data e depozitimit 10 Prill dhe në relacion thuhet se ky projektligj nuk është “parashikuar në programin analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2020”. Ndërsa ministri Klosi nga ana e tij i shpalos sipërmarrësve të turizmit që do të goditen më fortë nga kriza e coronavirus, cinizmin e hapjes së ekonomisë. Duke na kujtuar jo pak cinizmin e paketës fiskale që nuk i fal pagesën e TVSH-së për asnjë biznes edhe kur ky vuan, por është i gatshëm të bëjë shkrumb e hi arkën e shtetit për përfituesit e përhershëm”, shkruan Tabaku.

LEXO EDHE:  “Asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës”/ Zhupa zbulon ku do i çojë Veliaj 5.8 milionë euro

Sipas saj, tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo.

“Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sott ë vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja të luftojnë oligarkinë me fjalë por jo me vepra. Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarket me çdo mënyrë me ligje soeciale, me favore me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë”, shkruan më tej Tabaku.

Ajo thekson: Në këtë kohë krize; Mirë Coronavirusi, por shqiptarët nuk po i lë rehat as cinizmi i qeverisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pyetjet e testeve të Maturës Shtetërore/ Shahini sqaron nxënësit

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka folur sot në lidhje me çështjet e testit të matures.

Përmes një video-mesazhi, Shahini theksoi se në testin e maturës nuk do të përfshihen tema që nuk janë zhvilluar në shkollë.

“Siç ju kemi njoftuar, në testin e maturës nuk do të ketë pyetje, të cilat janë mbuluar gjatë kohës që kemi mësuar në kushte shtëpie. Pra, në testin e maturës do të kemi pyetje nga klasa e 10-të, 11-të, si dhe nga klasa e 12-të për temat që janë zhvilluar sa kemi qenë ende duke mësuar në shkollë. Kjo për arsye se e kuptojmë që zhvillimi i koncepteve të reja në kushte shtëpie është i vështirë. Jo të gjithë nxënësit kanë mësuar mbi temat e reja në tempo dhe me të njëjtën cilësi. Ndaj që të jemi të drejtë, kemi vendosur që t’i heqim këto nga testi i maturës”, ka përsëritur Ministrja Shahini.

Ndërsa pyetjes së një nxënësi se “pse nuk po i përdorim tabletat që i kemi në disa shkolla, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve që nuk kanë qasje në telefon smart, tabletë apo laptop që edhe ata të mund të zhvillojnë mësimin në kushte shtëpie”, Shahini iu përgjigj duke thënë se “Janë rreth 60 shkolla që para shumë vitesh kanë filluar një projekt me disa tableta që kanë themeluar klasa digjitale. Pra, janë rreth 120 klasa digjitale dhe në ato shkolla nxënësit bëjnë lëndët e ndryshme duke përdorur edhe tabletin.

LEXO EDHE:  Rama kapet mat/ Si po i përvetëson pasuritë publike

LEXO EDHE:  Rritja e bonusit për bebet/ Rama del “zbuluar”  

Pra, është një formë tjetër e punës në kushte shkolle. Është e vështirë të nxirren ato tableta nga shkolla dhe t’u dërgohen nxënësve që nuk kanë një pajisje, sepse e para, ata janë pronë e shkollës dhe administrativisht është pak e vështirë, por këtë edhe do ta kishim tejkaluar disi. Praktikisht, është gati e pamundur sepse ato kanë një sistem që karikohen në një stacion brenda klasës, pra nuk kanë karikues mobil që ta çojnë në shtëpi. Dhe përderisa nxënësi nuk mund ta kthejë çdo ditë në shkollë për karikim, ai thjesht bëhet i papërdorshëm. Për fat të keq, kjo nuk është një mënyrë që mund t’u vijmë në ndihmë nxënësve që nuk kanë pajisje digjitale në shtëpi, por po bëjmë të pamundurën që në diskutim me kompani të ndryshme që janë ofruar edhe vullnetarisht të na vijnë në ndihmë, të gjejmë mënyrën më të mirë për të siguruar qasje në mësim digjital për të gjithë nxënësit”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria nuk është më shtet kushtetues”/ Manjani: Rama po tenton të instalojë kultin e tij

Publikuar

-

Nga

ylli manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e cilëson Shqipërinë si një shtet antikushtetues, pasi pretendon se gjithçka po bëhet sipas mënyrës së Ramës.

Sipas tij, Republika e Shqipërisë e ka marrë grushtin poshtë brezit që ditën që shteti ka ekzekutuar Gjykatën Kushtetuese.

“Me virus, pa virus, me tërmet, pa tërmet, pushteti i qeverisë mbi të drejtat e njeriut, mbi normat e shteti, mbi parlamentin, mbi gjykatat ka ardhur duke u rritur dhe sot jemi në një ekstrem të jashtëzakonshëm te kushtetutës. Në shoqërinë shqiptare nuk mund të flitet më për sundim të kushtetutës dhe të ligjit. Edhe normat e jashtëzakonshme njoftohen në Facebook përpara se të formalizohen në aktet normative. Dhe ato që kam parë unë asnjë akt nuk qëndron në ato akte në raport me kushtetutën, por vetëm me kushtetutën e Surrelit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish-ministri deklaron se kryeministri Edi Rama po tenton të instalojë kultin e tij personal.

LEXO EDHE:  Nga Jorida Tabaku/ A është rimëkëmbur ekonomia?

LEXO EDHE:  Rritja e bonusit për bebet/ Rama del “zbuluar”  

“Nuk është çudi që ndonjë ditë të na dalë me Covid që tu dhimbset njerëzve. Ne fakt nuk është i sëmurë, por mund ta shpikë këtë gjë. I duhet ky kult se është në një rënie dramatike, është në fund të mandatit, i shteruar në mjetet politike. Dhe mendon se duke eliminuar çdo gjë institucione në vend dhe ia ka arritur kësaj gjëje, ai do të mundet që të legalizojë kultin e tij. Del çdo vakt në televizor. Është i vetmi njeri në vend që vazhdon të merret me politikë, këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse para kësaj nevoje me të nuk flitet për kushtetutë”, nënvizoi Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shefi i Rrugores paralajmëron shoferët/ “Zbatoni rregullat, kemi bllokuar më shumë se 400 automjete”

Publikuar

-

Nga

Drejtori i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, në një lidhje me emisonin “Real Story”, u shpreh se shumica e drejtuesve të mjeteve i zbatojnë masat e marra dhe fashat e orareve të lëvizjeve, por ka dhe një pjesë që janë ndëshkuar.

Tola zbuloi se deri më tani janë pezulluar për tri vite mbi 1 patenta dhe janë bllokuar mbi 400 mjete, pasi drejtuesit e tyre ose kanë thyer afatet e lëvizjes, ose kanë guxuar të dalin në rrugë pa autorizim.

Pjesa më e madhe i respektojnë rregullat, por ka dhe një kategori të vogël që nuk i respekton. Në momentet që drejtuesit e mejteve nuk respektojnë rregullat do merren masa më shtrënguese, me qëllim që ata t’i respektojnë. Qoftë virusi, qoftë aksidentet rrugore, vrasin njësoj.
Janë bllokuar mbi 1 mijë patenta dhe mbi 400 makina. Këto janë masa pë rata drejtues mjeti që kanë shkelur afatet, ose kanë guxuar të lëvizin pa autorizim. Të gjithë drejtuesit e mjeteve, që punojnë në institucione dhe që kanë një vetëdeklarim për të shkuar në punë në 05:00-08:00 dhe për t’u larguar nga puna më 16:00-17:30 nuk kanë motiv të qarkullojnë në Tiranë apo në qytetet e tjera, duke shtuar trafikun. Edhe pjesa tjetër nuk ka pse të dalë jashtë këtyre orareve”, theksoi ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE