LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ekonomia po frenohet nga masat e qeverisë"/ Arben Shkodra: Mbi 70% e sipërmarrjes do humbë punën

15 Prill 2020, 14:19, Ekonomi CNA
"Ekonomia po frenohet nga masat e qeverisë"/ Arben Shkodra: Mbi

Përfaqësuesi i Bashkimit të Përfaqësuesve të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra ka folur për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë shqiptare.

Shkodra kritikoi masat e qeverisë, për të cilat tha se po dëmtojnë sipërmarrësit dhe punëdhënësit.

Ai kërkoi që qeveria të marrë masa mbrojtëse qoftë për shëndetësinë, qoftë për pensionistët, qoftë edhe për të papunët.

“Ekonomia po frenohet për shkak të masave që po merr qeveria. Pandemia nuk duhet t’i bëjë keq punëmarrësit. Masat shumë mirë që u morrën por duhet të ishin edhe masa lehtësuese që rikthimi të ishte një rikthim normal jo nga fillimi se disa sipërmarrje qoftë tregun e brendshëm, qoftë tregun e  jashtëm e kishin kapur me zor”, tha përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve në një lidhje me emisionin “Top Talk”.

Ai theksoi se kjo është një krizë dhe emergjencë globale, e cila është përballuar në mënyra të ndryshme nga shtete të ndryshme, ndërsa dha disa propozime.

“Te ne pandemia u përballua me problemet e veta. Ne duhet t’i japim bizneseve oksigjenin e nevojshëm. Kërkojmë qartësi njëherë e mirë. Ne nuk po shohimm një skenar. Ata duhet të kishin bërë një studim ku të thonin i dashur sipërmarrës ndikimi do të jetë X.

Mbi 70% e sipërmarrjes do humbin punën. Mbi 70% e sipërmarrjes po heq punëtorët nga puna qoftë edhe pjesë pjesë. Qeveria duhet të marrë masa për ta normalizuar ekonominë. Propozimet duhet të jenë afatshkurtra. Duhet qartësi, masat të jenë të shkruara mira. Duhet folur e dialoguar dhe negocuar me grupet e interesit. Ne kemi kërkuar takim dhe jemi kontaktuar që në ditën e dytë dhe të tretë ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me ministrin Shalsi, me ministren Denaj dhe kemi zgjidhur shumë probleme. Kemi pasur komunikim dhe me ministrin Ahmetaj, ne kërkojmë ulje teknike në tryezë për të diskutuar për aktet që duhet të dalin dhe jo të shfaqim problemet tona pasi të dalin aktet”, nënvizoi Shkodra./ CNA.al

Lajmet e fundit nga