LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE nuk humb kohë për rindërtimin e 22 shkollave/ Soreca: Puna do fillojë ditët e ardhshme

15 Prill 2020, 18:28, Sociale CNA
BE nuk humb kohë për rindërtimin e 22 shkollave/ Soreca: Puna do

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshkruar sot për rindërrtimin apo rehabilitimin e 22 shkollave nga SHBA.

Soreca tregoi se 15 milionët e parë nga 115 milionë Euro të premtuara nga Komisioni Evropian në Konferencën e Donatorëve në Bruksel, do t?i kushtohen 22 shkollave të para prioritare që janë identifikuar në vlerësimin e nevojave pas tërmetit.

Ai tha se janë planifikuar të rindërtohen kopshte, shkolla 9-vjeçare dhe shkolla profesionale në pesë rajonet e Durrësit, Kavajës, Kurbinit, Kamzës dhe Krujës, ndërsa theksoi se puna fillojë ditët e ardhshme.

“Jemi shumë të kënaqur që do të fillojmë me sektorin e arsimit, sepse kjo jep ndjesinë e shpresës, të besimit tek e ardhmja dhe unë jam veçanërisht i kënaqur që kam gjithashtu mundësinë të informoj se dje Këshilli i BE-së ka konfirmuar alokimin përfundimtar të 100 milionë Eurove Shqipërisë për rindërtim. Më lejoni të them se në një moment krize, si Covid-19, kur fondet kërkohen brenda Bashkimit Evropian, fakti që Bashkimi Evropian ka konfirmuar premtimin dhe e përmbushi kaq shpejt atë është një element krenarie, por ajo çka është më e rëndësishme, është një element solidariteti ndaj popullit shqiptar.

Sa i takon zbatimit, siç e thashë, do të bëhet nga UNDP, me të cilin Bashkimi Evropian ka një traditë të gjatë bashkëpunimi, si dhe do të monitorohet gjithashtu nga Komisioni Shtetëror për Rindërtim, ku edhe ne si Bashkim Evropian jemi pjesë me ftesë të qeverisë së Shqipërisë. Do të kemi edhe disa ekspertë që do të fillojnë punë ditët e ardhshme. Kam besim, pikë së pari, se do të fillojmë menjëherë punën, por edhe që do të kemi një proces transparent të zbatimit të fondeve”, deklaroi ambasadori në një lidhje em Euronews Albania./ CNA.al

Lajmet e fundit nga