Connect with Us

AKEP urdhër të prerë kompanive të internetit/ “Bllokoni menjëherë faqet pornografike”

Sociale

AKEP urdhër të prerë kompanive të internetit/ “Bllokoni menjëherë faqet pornografike”

Publikuar

-

Gjatë këtyre ditëve të karantinimit qytetarët po e kalojnë një kohë të gjatë në rrjetet sociale dhe me teknologjinë.

Mirëpo duket se aksesi në faqet pornografike ka sjellë shqetësime. Pas kallëzimeve, Prokuroria ka kërkuar që shërbimet e internetit të bllokojnë këto faqe pornografike.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë menjëherë një reagim dhe ka urdhëruar bllokimin e aksesit në këto faqe interneti.

Në dokumentin e publikuar nga AKEP, thuhet se sipërmarrësit duhet të bllokojnë menjëherë faqet pornografike dhe më pas t’i njoftojnë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motiti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.Moti do të jetë me kthjellime por prej orëve të mesditës dhe deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura.

Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të dobta dhe lokale në formë pikash në një pjesë të madhe të territorit. Në vecanti në relievet kodrinore dhe malore të zonës së qendrës dhe veriut reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave dhe lokalisht edhe breshër.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s dhe kryesisht nga kuadrati i jugut. Sa i përket tempereturave ato parashikohen në vlerat e mëngjesit nga 6ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato të ulta e bregdetare. Vlerat e mesditës parashikohen nga 18ºC në relievet malore deri në 26ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Avioni rrafsh me shqiptarë niset nga Italia”/ Hoxha nxjerr pamjet: Asnjë lloj kontrolli në Rinas

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka publikur disa pamje të avionit që u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptarë të izoluar në Itali për shkak të Covid 19.

Nga pamjet, duket se në bordin e avionit kanë qenë mbi 150 shqiptarë, duke mos patur asnjë ndenjëse bosh.

Sipas Hoxhës, secili prej tyre ka paguar një cmim bilete prej 220 euro, ku përfshihej udhëtimi me avion dhe karantinimi në hotel Bonavita, në Durres, për 14 ditë.
Gazetari thekson se mjafton dhe një i sëmurë, i vetëm, me covid 19, që të infektojë gjithë avionin, në një udhëtim që zgjat 1 orë e 20 minuta.

Më tej Hoxha thotë se sapo zbarkuan në Rinas, qytetarëve nuk u është bërë asnjëlloj kontrolli mjekësor apo analizë tjeter për të konstatuar nëse janë pozitiv me Covid 19 ose jo.

“Ky ështe avioni i radhës, që sot në dreke u nis nga aeroporti Malpensa i Milanos, i mbushur rrafsh me shqiptare të izoluar në Itali për shkak të Covid 19, dhe në orën 15:00, zbarkoi në Rinas. Si e shikoni dhe nga pamjet, në bordin e avionit kanë qenë mbi 150 shqiptarë, duke mos patur asnjë ndenjëse bosh. Secili prej tyre ka paguar një cmim bilete prej 220 euro, ku perfshihej udhëtimi me avion dhe karantinimi në hotel Bonavita, ne Durrës,për 14 ditë. Mjafton dhe një i semure, i vetëm, me covid 19, që të infektojë gjithë avionin, në një udhëtim që zgjat 1 orë e 20 minuta. Sapo zbarkuan në Rinas, nuk u është bërë asnjëlloj kontrolli mjekësor apo analizë tjeter për të konstatuar nëse janë pozitiv me Covid 19 ose jo. Janë hipur në 4 autobuza dhe ne vend të Durresit ku kishin prenotuar dhe parapaguar, i kanë derguar ne Hotel Rafaelo në Shëngjin…
Vetëm nëse ndonjëri prej tyre, do bëhet për spital, ne do mësojme se ka qenë i infektuar me coronavirus”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthimi i fluturimeve/ Mima: Do të jetë shumë i ngadaltë, do duhen 2-3 vjet…

Publikuar

-

Nga

Analistja e Ndikimit Ekonomik te IATA, Emi Mima ka folur lidhur me rikthimin e fluturimeve.
Sipas Mimës, rimëkëmbja e fluturimeve do të jetë shumë e ngadaltë. Ajo thekson se një ndër faktorët kryesorë për rikthimin e fluturimeve është kthimi i besimit të udhëtarëve.

“Duke filluar nga korriku do rikthet dhe do këtë fluturime brenda vendit. Kanë filluar fluturimet brenda Kinës, brenda SHBA. Gjithashtu pritet dhe një numër shumë i vogël i fluturimeve ndërkombëtare.
Do të duhen dy tre, vjet ose më shumë që të rikthehen në nivelet e 2019”, shpjegoi Mima./CNA.al

LEXO TE PLOTE